Sa i përket vlerës, agjërimi i ashurës vjen pas agjërimit të arafatit.
Mënyra më e mirë për t’u agjëruar:
– Agjërimi i ditës së nëntë dhe të dhjetë.
– Pastaj agjërimi i ditës së dhjetë dhe të njëmbëdhjetë.
– Pastaj agjërimi i ditës së dhjetë veçmas ose agjërimi i të triave bashkërisht.
Preferohet agjërimi i ditës së ashurës, edhe po qoftë veçmas dhe në përputhje me ditën e shtunë.
Hadithi që përcillet se është i ndaluar agjërimi i ditës së shtunë nuk është i saktë.
Agjërimi i ashurës i shlyen mëkatet e vitit të kaluar. Ai që e agjëron ditën e dhjetë dhe nuk e ka agjëruar një ditë para ose pas, e ka arritur shpërblimin e faljes së mëkateve, por i ka ikur shpërblimi për kundërshtimin e hebrenjve; (por) nuk ka bërë mëkat për moskundërshtimin e tyre.
Shejh Abdulaziz Et-Tarifi