Pyetja: Nëse një vajzë i thotë një djali të pranova për burrë timin ndërsa djali i thotë unë të marr për grua dhe për këtë kam dëshmitarë All-llahun, por pa prezencën e përgjegjësit të vajzës dhe dy dëshmitarëve. Dhe pas këti akti bëjnë dasëm dhe martohen, a është kjo në rregull apo jo?
Përgjigja: Thotë Muhamedi (Sal-la Allahu alejhi ue sel-lem): “Nuk ka nikah (akt martese) pa prezencën e veliut (përgjegjësit të vajzës) dhe dy dëshmitarëve“. (Irva El Galil – hadith i vërtetë).
Thotë Imam Tirmidhiu për ata që e marrin për bazë thënien e ibn Abasit: ”Nuk ka nikah vetëmse me nijet”, ia bëjmë të qartë se të parët tanë nga sahabet dhe tabiinët e kanë qartësuar se kuptimi i fjalës së ibn Abasit është se nuk ka nikah pa dëshmitarë. (Xhami et Tirmidhi 235/4).
Prandaj nëse ju ka ndodhur siç e keni përmendur më lartë jeni të obliguar që ta bëni aktin e martesës sipas Islamit dhe se ajo çka ka ndodhur dhe ju e keni llogaritur si akt të vërtetë ajo është e pavlefshme.
IslamQA
https://www.rizgjimi.com/
Përktheu dhe përshtati për botim: Senad Ramadani
The post MARTESA PA DËSHMITAR DHE PA LEJEN E VELIUT(KUJDESTARIT)? appeared first on Pyetje dhe përgjigje nga feja islame.