19.7 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

“Marrëdhëniet Egjipt-Izrael po përjetojnë epokën e artë”

Më të lexuarat

Analisti egjiptian Muhammed Ismet Sejfuddevle, duke rikujtuar Marrëveshjen e Paqes në Camp David, pikën ku kanë arritur marrëdhëniet mes dy shteteve që nga ajo kohë e ka definuar si “epokë e artë”

KAJRO (AA) – Marrëdhëniet Egjipt-Izrael, të cilat thuhet se që nga viti 2014 me ardhjen në pushtet të presidentit egjiptian Abdulfettah es-Sisi e deri më tani kanë përjetuar periudhën më të mirë, ditëve të fundit janë prekur nga disa përplasje.

Ekspertë të kësaj fushe, kanë folur për Anadolu Agency (AA) në lidhje me zhvillimet e fundit në “aksin Egjipt-Izrael”.

Tarik Fehmi, kryetari i Njësisë së Studimeve për Izraelin në Qendrën për Studime Akademike të Lindjes së Mesme pranë Universitetit të Kajros, thotë se ekzistojnë disa vrazhdësi mes Egjiptit dhe Izraelit, megjithatë, sipas tij, nuk bëhet fjalë për krizë, teksa marrëdhëniet midis dy shteteve do të vazhdojnë në gjendjen aktuale.

Akademiku Fehmi rikujton rastin e thirrjes për ambasadorin e Izraelit në Kajro David Govrin që detyrën ta ushtrojë nga Tel Avivi. “Thirrja e ambasadorit izraelit në Izrael nuk ishte ‘tërheqje mbrapa’ në kuptimin diplomatik, megjithatë, kishte shqetësime se është i rrezikuar. Pse kjo çështje ka filluar të debatohet tani, edhe pse ambasadori u largua nga Kajro në muajin dhjetor. Mbase kjo ka lidhje me hedhjen e raketës në qytetin port Eilat në jug të Izraelit, ndërsa Izraeli dëshiron që të përçojë percpeptimin se është shënjestër”, vlerëson Fehmi.

“Egjipti ka nevojë për koordinim me Izraelin në operacionet në Gadishullin e Sinait”

Ndërkaq, Muhtar Gabbashi, zëvendëskryetar i Qendrës Arabe për Studime Strategjike dhe Politike me qendër në Egjipt, është i mendimit se marrëdhëniet mes dy shteteve nuk janë tensionuar, por, me tërheqjen e ambasadorit izraelit nga Kajro, ka një mospajtim në mendime në disa çështje që janë shfaqur.

Sipas Gabbashit, Izraeli dhe Egjipti nuk dëshirojnë ngritje të tensioneve në marrëdhëniet mes tyre. “Egjipti dhe Izraeli tregojnë kujdes për mos ngritje të tensioneve në marrëdhëniet mes tyre, posaçërisht në një kohë kur ushtria e Egjiptit po lufton kundër terrorit në gadishullin e Sinait. Egjipti, teksa dëshiron ta dëshmojë praninë në Sinai, ka nevojë për koordinim me Izraelin. Po ashtu, Egjipti llogaritet ndër elementet themelore që sigurojnë ekuilibrat në rajon dhe, rrjedhimisht, ‘hidhërimi’ tij nuk u shërben as interesave të Izraelit”, thotë Gabbashi.

Nga ana tjetër, Xhevad el-Hamed, drejtor i Qendrës për Studime të Lindjes së Mesme në Jordan, është i mendimit se marrëdhëniet mes dy shteteve janë duke përjetuar periudhë të ftohtë dhe se aktualisht bëhet fjalë për një jostabilitet. “Kjo gjendje vazhdon në afat të shkurtër me presionet dhe bllokimin e procesit të paqes nga Izraeli. Megjithatë, në kohë të shkurtër, nuk duket se do të ketë ndonjë gjendje negative në marrëdhëniet Izrael-Egjipt”, vlerëson Hamed.

Hamed, i cili hapat e kohëve të fundit të Izraelit i cilëson si presion ndaj Egjiptit, vë në pah se “Izraeli, i cili nuk dëshiron të kalojë në fazën e paqes permanente për problemin me Palestinën, ushtron presion ndaj Egjiptit në mënyrë që të sigurojë më shumë përfitime përmes gadishullit të Sinait. Izraeli parasheh se Egjipti dëshiron të marrë një rol të ri për problemin palestinez dhe sigurinë e gadishullit të Sinait”, thotë Hamed, duke shtuar se Izraeli është kundër këtij roli.

“Marrëdhëniet Izrael-Egjipt po përjetojnë epokën e artë”

Analisti egjiptian Muhammed Ismet Sejfuddevle, duke rikujtuar Marrëveshjen e Paqes në Camp David që u nënshkrua në vitin 1979, pikën ku kanë arritur marrëdhëniet mes dy shteteve që nga ajo kohë e ka definuar si “epokë e artë”.

Sejfuddevle tërheq vëmendjen se marrëdhëniet midis Izraelit dhe Egjiptit nuk kanë qenë asnjëherë kaq miqësore që nga marrëveshja në fjalë, duke shtuar se shembull më i mirë për këtë është rasti kur Egjipti tërhoqi në favor të Izraelit projekt-rezolutën në lidhje me aktivitetet e ndërtimeve të vendbanimeve ilegale hebrenje në territoret palestineze në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS të OKB-së).

Duke folur edhe për deklaratat e Izraelit për krijimin e një shteti palestinez në gadishullin e Sinait, Sejfuddevle vlerëson: “Këto lloj deklaratash bëhen në kuadër të përpjekjeve për të futur përçarje mes popullit egjiptian dhe atij palestinez. Këto deklarata në përgjithësi mund të kenë lidhje me sulmet në Gaza që mund të ndërmerren nga Izraeli.”

Sejfuddevle gjithashtu thekson se Izraeli është infiltruar në disa grupe të armatosura që janë aktive në veri të Egjiptit, siç është Vilajeti i Sinait, dhe me këtë, sipas tij, dëshiron që çështjen e gadishullit të Sinait “ta bartë në dimension ndërkombëtar”.

Ndërkaq, në lidhje me thirrjen në Tel Aviv të ambasadorit izraelit në Kajro Govrin, Sejfuddevle thotë se kjo gjendje është një vendim i marrë për arsye sigurie.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit