Zgjedhja e Donald Trump për President të SHBA-ve ka shtuar edhe më shumë nivelin e Islamofobisë dhe fitorja e tij ka shqetësuar Muslimanët Amerikanë.
Një dokument që flet për rritjen e krimeve si shkaki urrejtjes kundrejt muslimanëve që nga viti i kaluar e konfirmon këtë teori. Studimi nga Universiteti Shtetëror i Kalifornisë ka gjetur se sulmet si shkak i urrejtjes kundër Muslimanëve Amerikanë kanë nivel mbi 78% që nga viti 2015.
Shumë besojnë se kjo vjen për shkak të retorikës anti-muslimane, përcjell TheIndependent.
Një grua një ditë postoi në Twitter se ajo është sulmuar se mbante shami në publik, por ky nuk është rasti i vetëm.
Për tu dal në ndihmë, një faqe në Facebook e quajtur “Feministet e Lindjes së Mesme” kanë bërë një manual për tu ardhur në ndihmë femrave muslimane që janë pre e sulmit islamofobik.
Kështu fillon ky manual:
1. Futu në bisedë. Shko tek ata, ulu afër dhe përshëndete. Shfaquni të qetë, të përmbledhur dhe mirëseardhëse. INJORO SULMUESIN.
2. Flit diçka të zakonshme. Zgjedh një temë të zakonshme dhe fillo diskutimin. Mund të jetë çfarëdo: një film që pëlqen, moti, tregoi çfarë pëlqen me vesh e të ngjashme.
3. Vazhdo ndërtimin e një hapësire të sigurt. Mbaj kontakte me të dhe mos e vrit mendjen për prezencën e sulmuesit. Sa më shumë që ju dy nuk i jepni përgjigje, e shtyni atë drejt lënien e atij vendi.
4. Vazhdo bisedën derisa të sulmuesi të largohet dhe qoi ata me një vend të sigurt nëse është e nevojshme. Sjelli ato në një vend të neutral ku mund të mbledhin veten, respekto dëshirat e tyre, nëse ata të thonë jemi në rregull dhe dëshiron vetëm të shkon.
/KohaIslame