17.4 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Myftiu i Shkodrës i ashpër ndaj atyre që mbjellin frikë nga muslimanët

Më të lexuarat

Myftiu i Shkodrës, Muhamed Syrtari në një prononcim për TV ka prononcuar për të herë publikisht arrestimin e katër shtetaseve shqiptar, mes të cilëve dy nga Shkodra, të akuzuar për lidhje me DAESH.
Ai ka thënë se janë disa media që po mbjellin këtë ambient frike, të cilat janë dashakeqe, sa që bënë që edhe ndeshja Shqipëri-Izrael të mos zhvillohet në Shkodër.
“Nuk ka më keq se të prishësh ekuilibrat në favor të dikujt në një qytet si Shkodra. Nuk ka poshtëri më të madhe se sa të mbjellësh pasiguri në mesin e qytetarëve të Shkodrës, se qenkan ndaluar disa dhjetëra besimtar për tu mbajtur një meshë në Shkodër. Po ku ka myfitni e imamllarë që merren me meshat e Kishave, po le të bëjnë 1000 mesha në ditë, se neve nuk na pengon kjo dhe nuk kemi asnjë problem me to. Këto janë shpifje që duhet me i marrë mbrapshtë ata që i kanë prodhu”
Ai ka përmendur edhe përdhunimin ndaj xhamisë “Ebu Bekër” e cila lihet në heshtje.
Ndër të tjera ka thënë se shqiptarët musliman të Shkodrës janë ata që i kanë hapur dyert për hebrenjtë kur përndiqeshin nga Hitleri. Ai ndjehet keq me anulimin e ndeshjes, që ajo të mbahet me një qytet tjetër./KohaIslame

https://www.youtube.com/shared?ci=dukxNgR0U30

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit