Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të) ka thënë: I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të) përjashtoi (nga zekati) bagëtitë e punës (avamil) dhe dhitë që gjenden në qytet. Por, kur ato kullosin, zekati bëhet obligim për to. Ai gjithashtu përjashtoi (nga zekati) shtëpitë, skllevërit, kuajt, gomarët, kafshët e ngarkesës, veshjet, safirët dhe smeraldët e gjelbër, të cilët nuk janë të destinuar për tregti.