5.5 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Lumtuaria dhe ku ta gjejë lumturinë e vërtetë?!

Më të lexuarat

Lumturia

Lumturia është Xhenneti i ëndrrave dhe fundi i shpresës. Çdo njeriu ia ka ëndja për ta pasur, porse atë pak njerëz e posedojnë. Edhe pse njerëzit dallojnë në jetën e tyre si nga raca, etniteti, gjuha, qëllimet e tyre, shijet e tyre mirëpo që të gjithë janë të pajtimit për kërkimin e lumturisë. E kjo nga vuajtjet e mëdha të cilat janë sfidë e jetës si dhe nga ëndja e çdonjërit që dëshiron të jetojë një jetë të lumtur, të qetë, pa brenga dhe shqetësime. Arritja e lumturisë është një dhuratë apo mirësi që gjendet në duart e të Gjithëmëshirshmit, i Cili ia dhuron atë kujt të dojë Ai nga robërit e Tij. Dikush ia arrin qëllimit dhe jeton në dunja në begatitë e saja, e dikush privohet nga ajo dhe jeton vetëm me shpresë në të. I suksesshëm është ai i cili është i udhëzuar në rrugën e lumturisë dhe i bën hapat drejt saj, vepron për të, largohet nga çdo gjë e cila ia prish lumturinë e tij.



· Ku ta gjej lumturinë?



Disa njerëz mendojnë se lumturia është në mall dhe në pasuri, dikush tjetër ka gabuar duke e kërkuar atë në post dhe prestigj e dikush tjetër e ka kërkuar atë duke i realizuar dëshirat e tij edhe nëse ato janë në kundërshtim me urdhrat e Allahut, pra në harame. Pa dyshim të gjithë krijesat nxitojnë në arritjen e saj, të gjithë i kanë përveshur krahët dhe mundohen ta posedojnë atë, dikush e arrin e dikush privohet prej saj. I pafat është ai i cili e sheh lumturinë jo realisht duke i dhënë përparësi dunjasë para fesë së tij, epshit përballë ahiretit të tij, kështu që ky person mbjell në vete sëmundje, mërzi, shqetësime, trishtime, jetë të rëndë me shumë vështirësi.

Lumturia nuk arrihet dot përpos se me devotshmëri ndaj Allahut të Lartësuar, me respekt ndaj Tij, me respekt ndaj të Dërguarit të Tij, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, me largimin nga mëkatet dhe punët e këqija. Allahu thotë: “O ju që keni besuar, përmbajuni mësimeve të Allahut dhe thoni fjalë të drejta. Ai (Allahu) do t’ju mundësoj të bëni vepra të mira, ju shlyen juve mëkatet tuaja, e kush respekton Allahun dhe të Dërguarin e Tij ai ka arritur një sukses të madh.”[Ahzab: 71-72.]

Shejhul-islam Ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Besimi në Allahun dhe të Dërguarin e Tij, është e gjithë lumturia dhe bazë e padiskutueshme e saj.”[Fetava Shejhul islam 20/193.] Andaj jeta me gjithë mirësitë e saj nuk të sjell lumturi përderisa nuk e posedon devotshmërinë.

SHKËPUTUR NGA: “HAPAT DREJTË LUMTURISË”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit