-4.3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Luftimi i amoralitetit, analfabetizmit dhe ngritja e edukimit dhe arsimimit

Më të lexuarat

Allahu xh.sh. në Kuran thotë: “Dhe, mos iu qasni kurvërisë, se ajo është shfrenim dhe rrugë e shëmtuar!” (El Isra, 32); “Thuaj: “A janë të barabartë ata që dinë dhe ata që nuk dinë? Po, vetëm të zotët e mendjes marrin mësim.” (Ez Zumer, 9). 
Vizioni dhe përgjegjësia e Islamit janë luftimi i amoralitetit dhe ngritja e moralit, por gjithashtu edhe luftimi i analfabetizmit dhe ngritja e nivelit të lartë intelektual e arsimor. Nëse e marrim parasysh dhe e analizojmë rolin e të gjithë pejgamberëve të Zotit, do të shohim se një nga detyrat kryesore dhe parësore e tyre ishte ftesa në besim, më pastaj lufta kundër mëkatit, jetës imorale dhe injorancës, duke e edukuar popullin për një jetë morale të pastër e të ndershme. Kështu ishte mësuar nga vetë Zoti edhe Pejgamberi i fundit i Zotit, Muhamedi a.s., dhe kështu ai i ka mësuar edhe shokët e tij dhe pasuesit e besimit islam. Pejgamberi i fundit, Muhamedi a.s., mësoi nga mësimet e pejgamberëve dhe ndodhitë historike, ishte i vetëdijshëm për dënimet, pasojat dhe vështirësitë që mund t’i ndodhnin shoqërisë për shkak të imoralitetit, andaj tha: “Kur imoraliteti përhapet në një komb dhe fillon të bëhet publikisht, ata do të preken nga murtaja dhe sëmundje që paraardhësit e tyre nuk i dinin.”1 Pejgamberi a.s., e konsideronte edukimin moral si pikën më të rëndësishme të karakterit të njeriut. Edukimi moralisht i vetes, është suksesi më i madh në këtë botë, por dhe në botën tjetër: “Besimtarët më të mirë janë ata që kanë moralin më të mirë. Nuk ka asgjë që do të vihet në Mizan (peshore), dhe që do të peshojë më shumë sesa morali i mirë. Një person me moral të mirë do të ketë statusin e agjëruesit dhe namazfalësit të vazhdueshëm.”2 Prandaj, besimtarët e vërtetë janë të vetëdijshëm për prioritetet e tyre në jetë dhe nuk dorëzohen kurrë, por punojnë gjithë jetën për të përmirësuar situatën dhe për t’iu afruar parimeve të larta islame, pra, parimeve universale njerëzore. 
Në luftën kundër analfabetizmit dhe injorancës, Pejgamberi a.s., kishte një ide që është karakterizuar si një nga idetë më të mira botërore gjatë gjithë historisë. Pas f itores së betejës së Bedrit, ai ua bëri një propozim të burgosurve. Propozimin më së miri e përshkruan Ibën Sadi, i cili tran smeton nga Amër esh Shabiu r.a., i cili ka thënë: “Pas betejës së Bedrit, ranë shtatëdhjetë robër. Secili prej tyre mori lirinë e tyre në bazë të pasurisë. Njerëzit në Meke dinin shkrim lexim, ndërsa në Medine nuk dinin. Ai që nuk kishte pasuri për ta blerë lirinë, iu dha mundësia t’i mësonte dhjetë fëmijë nga Medina shkrim–lexim, dhe kur ta bënë atë, lirohet nga robëria (burgosja).”3 Ky propozim i Pejgamberit Muhamed a.s., ishte shkaku i vetëdijes dhe përgjegjësisë kolektive që kishte në luftimin ndaj analfabetizmit. Një shoqëri që është në kërkim të përparimit dhe zhvillimit, duhet të punojë për ndry shimin e vlerave reale dhe të reflektojë nga brenda, e të mos presë ndryshime nga jashtë, dhe të veprojë vetëm për të mirën e gjithë shoqërisë, në mënyrë që gjendja e saj të ndryshojë. Ajo ndryshohet me reforma dhe gradualitet, me përpjekje të përbashkëta dhe angazhime, e më pastaj, vjen edhe ndihma e Zotit: “… Allahu nuk e ndërron një popull derisa ata vetveten nuk e ndërrojnë.” (Er Rrad, 11).
Në mënyrë që procesi edukativo-arsimor të realizohet si diçka që ka një “qëllim” fisnik, të gjithë pjesëmarrësit e tij duhet të kenë vetëdije të zhvilluar për përgjegjësinë e tyre. Që njohuritë të përcillen siç duhet përmes procesit të edukimit dhe arsimimit, në këtë rast, duhen ndërmarr parasysh të gjitha dallimet individuale, aftësitë, interesat dhe afinitetet e njerëzve. Çdo individ, i cili në procesin edukativo-arsimor ka përgjegjësinë dhe detyrën për të përcjellë dije dhe për të edukuar shoqërinë, ai së pari duhet të ketë ndërgjegje të edukuar dhe vetëdije intelektuale për rëndësinë e rolit të tij, më pastaj ta përmbushë atë nga një motivim i brendshëm, që nënkupton një synim altruist ndaj edukimit dhe arsimimit. Çdo person që vepron në mënyrë joadekuate në sistemin edukativo-arsimor, duhet të jetë i vetëdijshëm për pasojat afatgjata dhe ndoshta fatale që mund ta prekin shoqërinë në një të ardhme të afërt apo të largët. 
E gjithë shoqëria duhet të punojë për të krijuar humanitet shoqëror, ku përfshihen vlerat si, ndershmëria, sinqeriteti dhe da shuria për njeri-tjetrin. Edukimi i çdo individi fillon në rrethin e ngushtë familjar. Në atë rreth, në radhë të parë përfshihet nëna dhe babai, më pas ai rreth zgjerohet te të afërmit, më pastaj, jashtë familjes për fshijmë kopshtet, shkollat dhe institucionet e tjera edukativo-arsimore. 
Sistem i zhvilluar arsimor dhe niveli i lartë i edukimit kolektiv janë çelësi i suksesit shoqëror, prosperitetit, ngritjes së nivelit të demokracisë dhe lulëzimit të lirisë njerëzore. Edukimi, morali dhe arsimimi janë themeli i marrëdhënieve njerëzore. Brenda një shoqërie, njerëzit mund të gjejnë një mënyrë jetese vetëm nëse funksionojnë brenda vlerave edu kativo-morale. Sa më të thella të jenë rrënjët e edukimit në një shoqëri, aq më shumë ajo shoqëri zhvillohet dhe bëhet më e shëndetshme, sepse njerëzit ndikojnë me karaktere të edukuar ndaj njëri-tjetrit, an daj ky proces i ndikimit në bashkëjetesën dhe ndarjen e vlerave morale është i pa shmangshëm, si për individin, po ashtu edhe për gjithë shoqërinë. Një nga vlerat kryesore edukative dhe morale në shoqëri është ndjenja e nderimit për njëri-tjetrin, më pas, kujdesi ndaj shoqërisë në situata të caktuara dhe ekuilibri në ndërtimin e marrëdhënieve ndërshoqërore. 
Edukimi dhe arsimi janë faktorë të domosdoshëm në procesin e njohjes së njëri-tjetrit, të kuptuarit të kulturave të ndryshme, si dhe për vendosjen e ndërveprimeve pozitive. Ato janë edhe rezultat i nevojës për organizimin e shoqërive multikulturore sipas parimeve të pluralizmit kulturor, siç janë: mirëkuptimi reciprok, toleranca, dialogu, interesat, besimet dhe zakonet e përbashkëta, dialogu social etj.. 

_______________________ 
1. Ibën Maxhe, (1372-1373/1952-1953), Es Sunnen, për botuesin Muhamed Fuad Abdulbaki, Kajro, hadithi nr. 4019. 
2. Tirmidhi, Es-Sunen, për botuesin Ahmed Muhamed Shaqir dhe të tjerët, Kajro, 1356/1385, hadithi nr. 1262/2003. 
3. Dr. Mirsad Aslani, “Koncepti religjioz i edukimit dhe arsimimit në kohën moderne”, Novi Pazar, 2023, f. 66.

 

Dr. Mirsad Aslani
Dituria Islame 397

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit