4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Leximi gjatë namazit pa e lëvizur gjuhën dhe buzët?!

Më të lexuarat

Vendimi i leximit pa lëvizur gjuhën dhe buzët gjatë namazit!

Shejh Ibn Baz, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Fakti që personi synon diçka në zemrën e tij, kujton diçka në zemrën e tij dhe nuk e shpreh atë me gjuhë, në këtë rast nuk konsiderohet recitim, lutje apo dhikër (përmendje e Allahut). Kjo është përmendje në zemër dhe quhet dhikër me zemër. Ndërsa ajo që urdhërohet në namaz është të lexosh ashtu siç të ka urdhëruar i Dërguari – paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të – të lexosh. Po ashtu ajo që urdhërohet në lutje është që njeriu ti drejtohet Allahut me thirrje. Kështu që diçka e tillë nuk konsiderohet lutje apo recitim vetëm atëherë kur njeriu shprehet me gjuhë.

Dhikri është tre llojësh; dhikri i zemrës, dhikri i gjuhës dhe dhikri me vepra.

Pra, nëse personi në zemrën e tij kujton frikën ndaj Allahut madhështinë, drojën, shpresën, mallin dhe dashurinë për Të atëherë kemi të bëjmë me përkujtim me zemër.

Përmendja e Allahut me fjalët; Subhanallah (I Lartë e i Pastër është Allahu), Elhamdulilah (Falenderimi i takon Allahut), La Ilahe ilallah (Nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut), Allahu Ekber (Allahu është më i madhi), La Haule ue la kuvete ila bilah (Nuk ka ndryshim dhe forcë veçse prej Allahut), e gjithë kjo ka të bëjë me dhikrin e gjuhës.

Ndërsa personi kur falë namaz, kur agjëron dhe kur bën bamirësi duke shpresuar shpërblimin e Allahut i bën dhikër Allahut me gjymtyrë dhe me zemër.

Marrë nga koleksioni i fetvave të dijetarit të nderuar Abdulaziz Ibn Baz.
Përktheu: Arjan Haskasa
https://udhaebesimtareve.com/

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit