Një skandal i ri ka plasur në Gjermani, vend ky që Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, e kritikon “për praktika të ngjashme me ato të periudhës naziste”…
Një skandal i ri ka plasur në Gjermani, vend ky që Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, e kritikon “për praktika të ngjashme me ato të periudhës naziste”.
Disa letra me përmbajtje skandaloze janë hedhur në zonat e banuara nga turqit në Bruhl, qytet rreth 20 km në jug të Këlnit.
Këto letra u bëjnë thirrje mbështetësve të Presidentit Erdogan që të largohen një orë e më parë nga Gjermania.
Letrat në fjalë nisin me frazën “Simpatizantëve të Erdoganit në Gjermani…” dhe vijonë kështu: “Ne jemi të shqetësuar dhe të tensionuar për shkak të mbështetësve të Erdoganit në Gjermani. Duke qenë se besimi i tyre është ndryshe nga i yni, bashkëjetesa e tyre me ne s’mund të vazhdohet më. Duam dhe kërkojmë që ata të braktisin këtë vend bashkë me familjet e tyre.”
Mes të tjerash, këto letra skandaloze mbrojnë idenë se Presidenti Erdogan ka plane të mëdha.
“Presidenti juaj ka plane të mëdha; prandaj, për veten tuaj dhe për atë (Erdoganin), do bënit mirë që të largoheshit njëherë e përgjithmonë nga ky shtet”, thuhet në fund të letrave në adresë të turqve me banim në qytetin Bruhl.