14 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

OKB paralajmëron një katastrofë të mundshme humanitare në Idlib

Më të lexuarat

Presidenti i një komisioni ndërkombëtar hetimi të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) për Sirinë, Paulo Sergio Pinheiro, ka paralajmëruar se në qytetin sirian të Idlibit, mund të ndodhë një katastrofë e përmasave të mëdha.

Pasi informoi Këshillin e Sigurimit të OKB-së për një hetim të pavarur për Sirinë, Pinheiro u tha gazetarëve se civilët në atë shtet po përballen me një rrezik të madh.

Ai shtoi më tej se palët në konflikt, akoma kanë në plan të parë interesat personale para sigurisë së popullatës civile.

Pinheiro vuri në dukje se në të gjitha anët e Halepit, gjatë kohës së rrethimit si dhe gjatë rënies së qytetit, janë regjistruar shkelje të armëpushimit.

Sipas tij, dhjetëra mijëra njerëz pas marrëveshjes për evakuim kanë ikur në Idlib dhe në pjesën perëndimore të Halepit.

“Ne mendojmë se do të ndodhë një katastrofë në Idlib dhe kemi frikë se civilët i janë nënshtruar një rreziku të madh”, theksoi Pinheiro.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit