16.1 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Koment – Shifrat e politikës së re të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Lindjen e Mesme

Më të lexuarat

Bombardimi i Shajrat, një prej bazave ajrore më të rëndësishme të Sirisë nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dy javë më parë, mjaftoi për të rritur tensionin politik ndërkombëtar.

Kjo buron nga fakti se baza është një qendër e rëndësishme sulmi nga aspekti i Sirisë dhe përdoret shpesh edhe nga ana e Iranit dhe Rusisë. Operacioni i Shteteve të Bashkuara menjëherë pas sulmit kimik në mënyrë të egër dhe çnjerëzore të regjimit të Esadit, reduktoi reagimet e mundshme dhe u bë shkak për të gjetur një mbështetje të gjerë ndërkombëtare.

Por operacioni amerikan i zhvilluar me 59 raketa Tomahawk, më shumë se nga tragjedia njerëzore në Siri buronte nga arsyet e brendshme dhe është e qartë që është zhvilluar për llogari të reja politike dhe çështje strategjike. Pasi nëse arsye thelbësore do të ishin faktorët njerëzore atëherë nuk do të kishin qëndruar të heshtur ndaj masakrave civile dhe mizorisë çnjerëzore që vazhdon në Siri prej 6 vjetësh. Si rrjedhojë, nga aspekti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përdorimi i armëve kimike nga regjimi i Esadit, është vlerësuar si një rast i rëndësishëm nga aspekti i formimit të politikës së re të Presidentit Trump në Lindjen e Mesme dhe lehtësimit të presionit që kishte mbetur ballë për ballë në politikën e brendshme. Ashtu siç kisha shkruar edhe në një artikull të mëparshëm në lidhje me politikën e Presidentit Trump për Lindjen e Mesme, përpara se ai të vinte në detyrë, burokracia dhe mendja shtetërore amerikane ishte për një lojë të re shahu në Siri dhe bënin përgatitje zbatimi të planit strategjik për të cilin kishin konceptuar. Përsëri në këtë artikull isha shprehur se Uashingtoni nuk do të qëndronte indiferent ndaj mbushjes nga ana e Rusisë dhe Iranit të vakumit të krijuar për shkak të politikës prit dhe shih që ndiqte Obama në Lindjen e Mesme dhe do të zhvillonte një trillim strategjik të ri kundër kësaj gjendjeje. Pas ardhje së Presidentit Donald Trump në detyrë dëshmuam një hyrje të shpejtë në trafikun e Lindjes së Mesme dhe planifikimet e reja pas kësaj. Operacioni ndaj bazës ajrore në Siri nxori në pah shenjat e strategjisë së re të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Duke parë politikat e përgjithshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Lindjen e Mesme, vihet re se ato janë vendosur në 3 pika që mund të quhen themelore: 1- krijimi i sovranitetit strategjik në Lindjen e mesme, 2- vazhdimi i kontrollit të monopolit mbi burimet e naftës dhe gazit natyror, 3- sigurimi i sigurisë së Izraelit. Së bashku me presidentin Trump janë shtuar edhe tre krahë të tjerë; zgjerimi i sovranitetit dhe influencës së Amerikës në Siri, ekuilibrimi i Iranit dhe lufta kundër DAESH-it. Sulmin e Amerikës duke e parë nga gjurmët politike dhe strategjike mund të themi se i referohet një hapësire gjeografike të gjerë. Mesazhi që vjen në krye ka të bëjë me politikën amerikane që këtej e tutje do të ashpërsohet dhe në vend të politikës së ndjekur nga Obama do të ndiqet një politikë e mprehtë e përmbajtur me mënyra llogaritjeje (algjebrike). Ky mesazh i është dhënë të gjithë konkurrentëve dhe kundërshtarëve të Amerikës duke filluar nga regjimi i Esadit tek Rusia, Irani, Kina dhe Koreja e Veriut. Reagimet e ashpra dhe akuzat e Rusisë dhe Iranit pas sulmit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kanë përshkallëzuar tensionin politik dhe rreziqet gjeopolitike në Lindjen e Mesme.

Sepse që nga vitet 2000, sistemi ndërkombëtar ka humbur monopolin e fuqisë së aktorit kryesor dhe për shkak të strukturës së vështirë sistematike të re nuk zë vend në rregullin e ekuilibrit, kishte pësuar dobësim në kontrollin politik dhe fushën e influencës.

Kjo gjendje e re konjekturale ishte bërë shkak për zvarritjen drejt vorbullës së paqartësisë së sistemit ndërkombëtar. Si rrjedhojë, kriza gjeopolitike ose luftërat me prokurë që do të krijohen në Lindjen e Mesme ose në rajone të tjera janë në gjendje të rrisin ndjeshëm rrezikun e kthimit të tyre në një luftë të nxehtë.

Kurse Turqia, për arsye njerëzore, i është qasur pozitivisht operacionit të Amerikës që ishte një reagim ndaj sulmit me armë kimike të regjimit të Esadit. Por nuk duhet pritur që kjo gjendje të bëjë ndikim menjëherë marrëdhëniet turko-amerikane që janë në fazën e përmirësimit. Është e qartë që për çështjen e politikës së Sirisë të dyja vendet janë brenda një dileme strategjike. Ndërkohë që Ankaraja dhe Uashingtoni janë në konsensus në lidhje me rrëzimin e regjimit të Esadit, nga ana tjetër bien ndesh në lidhje me luftën kundër organizatës terroriste DAESH. Për shkak të strategjisë së gabuar të DAESH-it që ndjek Amerika, nuk merret një distancë e konsiderueshme në krijimin e një rregulli të ri në Siri dhe sigurimin e stabilitetit në këtë vend. Shtetet e Bashkuara të Amerikës ngulmojnë në zbatimin e strategjisë e gjysmë shekulli më parë të anglezëve që përdornin kurdët kundër Rusisë por nuk vejnë re se moda e kësaj ka kaluar. Gjithashtu vihet re se karta themelore e Amerikës, PKK-PYD, përdoret dhe udhëzohet edhe nga rusët.

Si përfundim Turqia ka një rëndësi strategjike ndërmjet Kontinentit të Evropës me aleancës anglo-sansone dhe Bllokut të Azisë që udhëhiqet nga Rusia. Mënyra më efektive e përdorimit të gjeopolitikës është ekuilibri politik. Ekuilibri politik, është arti i inteligjencës për të vlerësuar rreziqet dhe shanset që do të dalin në politikën dhe konkurrencën ndërkombëtare, pa ndërmarrë angazhim në asnjë fuqi të madhe. Kjo është edhe ajo që duhet të bëjë Turqia në procesin në vijim.

Vlerësim i Prof. Dr. Mustafa Sıtkı Bilgin në lidhje me shifrat e politikës së re të Amerikës në Lindjen e Mesme.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit