Kreu i diplomacisë europiane Josep Borrell, ka zgjedhur ta miklojë kryeministrin e Kosovës Albin Kurtit, ku me anë të një letre të bërë publike e falenderon atë për takimet që ka zhvilluar në Bruksel:
“Jam mirënjohës që kisha rastin t’u mirëprisja në Bruksel tri herë që nga marrja e detyrës së re. Kjo dërgon sinjal të fuqishëm për partneritetin e ngushtë ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës.
Mirëpres bashkëpunimin tonë të ngushtë në vazhdimësi dhe shkëmbimet tona në baza të rregullta”, shkruhet në letër.
Eshtë kjo një formë e miklimit diplomatik me aktorë të vështirë politikë, të cilëve tentohet t’u merren krahët duke dhënë së pari koncensione vlerësuese. /tesheshi.com/