11.5 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Gjermani i fundit largohet nga Afganistani: sa humbje lanë pas

Më të lexuarat

Gjermania tërhoqi trupat e saj të fundit nga Afganistani të martën në mbrëmje dhe i dha fund misionit më vdekjeprurës ushtarak që nga Lufta e Dytë Botërore.

“Ushtarët tanë të fundit u larguan nga Afganistani sonte pas gati 20 vjetësh dhe janë duke u kthyer në shtëpi,” tha ministrja e Mbrojtjes Annegret Kramp-Karrenbauer.

“Ky është fundi i një kapitulli historik, një mision intensiv që provoi Bundeswehr-in dhe në të cilin Bundeswehr-i provoi veten në betejë.”

Ushtria gjermane zhvilloi betejat e saj të para tokësore në Afganistan që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.

Presidenti i SHBA Joe Biden dhe NATO njoftuan në mes të prillit se do të tërhiqnin rreth 10,000 trupa të huaja nga Afganistani deri në 11 Shtator, 20-vjetorin e sulmit në Qendrën Botërore të Tregtisë (WTC) në New York, e cila ishte arsyeja e misionit.

Gjermania kishte kontigjentin e dytë më të madh të trupave në Afganistan pas Shteteve të Bashkuara. Ajo vendosi rreth 150,000 prej tyre në dy dekadat e fundit dhe shumë prej tyre kanë shërbyer më shumë se një mision. Ajo la aty 59 ushtarë të vrarë. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit