34.2 C
Pristina
Friday, July 12, 2024

Largimi nga e keqja është obligim – Justinian Topulli

Më të lexuarat

Ashtu siç njeriu justifikohet për mosveprimin e tij në rast pamundësie, ashtu dhe ngarkohet me faj dhe gjynah për mosveprim në rast mundësie.

Allahu na tregon në Kuran për ata muslimanë që kishin mundësi të emigronin dhe nuk emigruan, por qëndruan në mesin e idhujtarëve mekas aq sa pati prej tyre që u bënë bashkë me idhujtarët në luftën e Bedrit kundra muslimanëve, Ai thotë për ta:

“Kur engjëjt u marrin shpirtin atyre që e kanë ngarkuar veten me padrejtësi, u thonë: “Në ç’gjendje ishit?” Ata thonë: “Ne ishim të dobët në tokë!” Engjëjt do t’u thonë: “A nuk ishte e gjerë toka e Allahut, që të mërgonit në të?!”
Këta do ta kenë vendbanimin në Xhehenem. Sa i keq është ai vendbanim! Përveç atyre që janë të paaftë; burra, gra e fëmijë, të cilët nuk e gjejnë mundësinë dhe rrugën për të mërguar. Për këta shpresohet që Allahu do t’i falë. Allahu është Falës i Madh dhe Mbulues i gjynaheve.” (en-Nisa: 97-99)

Këto ajete zbritën pikërisht për këta njerëz, për ata të cilët kishin mundësi t’i largoheshin të keqes dhe të mos të mos sprovoheshin duke u bërë pjesë e saj, por dhe për ata të cilët realisht e kishin të pamundur, për shkak të dobësisë dhe pamundësisë së tyre për t’u larguar prej saj.

E njëjta gjë vlen edhe sot dhe kurdoherë. Kushdo që mundet ta ndryshojë të keqen apo t’i rri larg asaj dhe nuk e bën, do të merret në përgjegjësi dhe do të ngarkohet me gjynahe për mosveprim.

Kështu që mëkatarë dhe gjynahqarë nuk janë vetëm ata që përzihen me të keqen dhe të padrejtën me vetëdije, por edhe ata të cilët heshtin ndaj saj dhe nuk bëjnë asnjë përpjekje për ta ndryshuar atë apo së paku të largohen prej saj, duke mos parë vetëm interesin personal të kësaj dynjaje.

Justifikimi i tyre para Allahut se e kishin të pamundur ta ndryshonin të keqen mund edhe të pranohet, nëse vërtetë është kështu, por ndërkohë mund të mos pranohet fakti se ata e kishin të pamundur për t’i qëndruar larg së keqes duke u larguar prej saj. Ajeti i mësipërm është një kërcënim hyjnor i qartë për këtë kategori besimtarësh.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit