Ditëve të fundit në veri të vendit u është vënë zjarri disa veturave me targa RKS.
Deri më tani policia ka arrestuar M.B i dyshuar për disa vepra penale, përfshirë këtu pjesëmarrje në një sulm ndaj një njësie të Policisë së Kosovës, “pjesëmarrje apo organizim të grupit të organizuar kriminal”, “vrasje në tentativë”, “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “sulm ndaj zyrtarit gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”.
Së fundmi në Leposaviq u janë vendosur disa mbishkrime veturave lidhur me këto raste.
Në fotografitë që ka siguruar Telegrafi, në një kombibus shkruan “Kush po u djeg veturat serbëve= Lista Serbe ngrite zërin kundër terrorizmit të listës së zezë”.
Kujtojmë se Lista Serbe nuk ka dënuar incidentet e fundit në veri. Ata madje kanë kërcënuar me “rezistencë” në rast se nuk lirohet serbi i arrestuar.
Për mos dënimin e këtyre incidenteve nga partia më e madhe serbe në Kosovë, ka reaguar edhe ambasadori gjerman, Jorn Rohde.
Rohde e ka quajtur shqetësuese faktin që Lista Serbe nuk bëri një reagim për këto veprime. /Telegrafi/