6.4 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

“Kush po ua djeg veturat serbëve”- mbishkrime kundër Listës Serbe në disa vetura në veri

Më të lexuarat

Ditëve të fundit në veri të vendit u është vënë zjarri disa veturave me targa RKS.

Deri më tani policia ka arrestuar M.B i dyshuar për disa vepra penale, përfshirë këtu pjesëmarrje në një sulm ndaj një njësie të Policisë së Kosovës, “pjesëmarrje apo organizim të grupit të organizuar kriminal”, “vrasje në tentativë”, “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “sulm ndaj zyrtarit gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”.

Së fundmi në Leposaviq u janë vendosur disa mbishkrime veturave lidhur me këto raste.

Në fotografitë që ka siguruar Telegrafi, në një kombibus shkruan “Kush po u djeg veturat serbëve= Lista Serbe ngrite zërin kundër terrorizmit të listës së zezë”.

Kujtojmë se Lista Serbe nuk ka dënuar incidentet e fundit në veri. Ata madje kanë kërcënuar me “rezistencë” në rast se nuk lirohet serbi i arrestuar.

Për mos dënimin e këtyre incidenteve nga partia më e madhe serbe në Kosovë, ka reaguar edhe ambasadori gjerman, Jorn Rohde.

Rohde e ka quajtur shqetësuese faktin që Lista Serbe nuk bëri një reagim për këto veprime. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit