3.1 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

KUSH JANË SHIJAT DHE CILAT JANË DEVIJIMET E TYRE?

Më të lexuarat

Nov 21, 2014

Ky sekt u paraqit si kundërpërgjigje e qëndrimeve të Havarixhëve ndaj Ali ibn Ebu Talibit, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, të cilët e shpallën atë pabesimtarë dhe e luftuan, e në fund edhe e vranë. Kjo çoi deri tek ajo që të paraqitet ky grupacion të cilët e ndihmuan Aliun duke e lavdëruar më shumë seç duhet, atë dhe Ehli Bejtin(Familjen e tij). Ndihmesa ndaj tij më vonë u shndërrua në diçka të tepruar duke pretenduar se ai është më meritor se kalifët përpara tij për kalifetin, pra se: ai ka qenë më meritor se Ebu Bekri, Omeri dhe Othmani, Allahu qoftë i kënaqur prej tyre, për ta trashëguar kalifatin. Madje ata i fyejnë duke i akuzuar se kanë bërë padrejtësi në lidhje me udhëheqjen e muslimanëve duke ia uzurpuar atë Aliut, Allahu qoftë i kënaqur prej tij.

Ky grupacion gjithashtu emërtohen edhe si “Imamije”, sepse imamllëku-udhëheqësia tek ta është prej çështjeve më themelore, po ashtu quhen edhe “Ithna-esharije” sepse besojnë  në udhëheqësin e imamëve të tyre të Ehli Bejtit të cilët janë:

  1. Ali ibn ebu Talib – i quajtur tek ata si Murteda.
  2. El-Hasen ibn Ali – i quajtur tek ata si Muxhteba.
  3. El-Husejn ibn Ali – i quajtur tek ata si Shehid.
  4. Ali Zejnul-Abidin ibnul-Husejn – i quajtur tek ata Sexhad.
  5. Muhamed el-Bakir ibn Ali Zejnul-Abidin – i quajtur tek ata Bakir.
  6. Xhafer Esadik ibn Muhamed el-Bakir – i quajtur tek ata si Sadik.
  7. Musa ibn Xhafer – i quajtur tek ata si Kadhim.
  8. Ali ibn Musa el-Kadhim – i quajtur tek ata si Er Rida.
  9. Muhamed el-Xhevad ibn Ali – i quajtur tek ata si Tekij.
  10. Ali el-Hadij ibn Muhamed el-Xhevad – i quajtur tek ata si Nekij.
  11. El Hasen el-Askerij ibn Ali el-Hadij – i quajtur tek ata si Zekij.
  12. Muhamed el-Mehdi ibnul Hasen el-Askerij – i quajtur tek ata se Huxhetul-kaimil-muntedhar.

Pretendojnë se Muhamed el-Mehdiu, pra imami i dymbëdhjetë ka hyrë në shpellën Samara dhe presin që të dalë në çdo moment nga shpella deri në këto çaste.

Ndërsa sa i përket besimit të tyre do i përmendim karakteristikat bazë të besimit të tyre:

  1. El-Imametu (Besimi në trashëgiminë e postit të imamit-udhëheqësit) – është prej çështjeve më primare tek shiitët, të cilës i japin rëndësi të veçantë dhe e shohin të arsyeshme se ajo bëhet me tekst decid të qartë, madje thonë se nuk ka pasur mundësi që i Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, të ketë vdekur e të mos ketë lënë imam pas tij, tek i cili do referoheshin besimtarët. E për këtë pretendojnë se i Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, me tekst të qartë ka folur për imamllëkun e Ali ibn ebu Talibit, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, me tekst të qartë dhe se Aliu, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, vet ka deklaruar se pas tij, imamllëku i mbetet djalit të madh të tij Hasenit, e pas tij Husejnit, Allahu qoftë i kënaqur prej tyre. Gjithashtu pretendojnë se të gjithë imamët pas vetes caktojnë dhe lënë porosi se cili do ti trashëgoj ata në imamllëkun e tyre.
  2. El–Ismetu (pagabueshmëria) – Kjo do të thotë se imamët janë të ruajtur nga gabimet, nuk harrojnë dhe se nuk bëjnë mëkate, as të mëdha e as të vogla.
  3. El Ilmu Ledunijj – Kjo ka për qëllim se çdo imam e ka marrë diturinë nga pejgamberi, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të.
  4. El-Gajbetu – Kjo do të thotë se në çdo kohë ka Huxhetullah(argumente nga ana e Allahut) dhe kjo është e vërtetuar logjikisht dhe sheriatikisht. Sipas tyre imami i dymbëdhjetë është i fshehur në shpellë dhe ende nuk është paraqitur.
  5. Er Rexh’atu (kthimi) – Kjo do të thotë se imami i dymbëdhjetë i tyre do të kthehet para kijametit kur do ti jep leje Allahu për të dalë, për këtë arsye i vëren se si mblidhen pas namazit të akshamit para derës së shpellës dhe e thirrin në emër që të dal derisa të perëndojnë yjet, pas kësaj largohen me nijet që të kthehen natën tjetër përsëri.
  6. Et Tukje (fshehja e bindjeve të vërteta) – Kuptimi i saj është të shfaqësh jashtë atë çfarë nuk e disponon në brendësinë tënde. Kjo është një prej bazave të tyre dhe ai i cili e le tukjen është sikurse ai i cili e ka lënë namazin, madje e shohin si obligim derisa të del imami dhe pretendojnë se imam Muhamed Bakiri ka thënë: “Tukja është fe e imja dhe e prindërve të mijë, nuk ka besim ai i cili nuk ka tukje”.
  7. Besojnë se tek ta gjendet mus’hafi i Fatimes, e jo për Kuranin të cilën e posedojnë muslimanët.

Kuleniu në librin e tij “El-Kafij” faqe 57, botimi i vitit 1278 H thotë: Nga Ebu Besir ebi Xhaferi  Sadiku transmetohet se ka thënë: “Ne e posedojmë mus’hafin e Fatimes”. – i thashë: Çfarë është mus’hafi i Fatimes. – Më tha: “Mus’hafi në të cilin ka ajete më shumë se në Kuranin tuaj, tri herë më shumë, për Allahun në të nuk ka asnjë shkronjë prej mus’hafit tuaj”.

  1. Distancohen nga tri kalifet e parë, Ebu Bekrit, Omerit dhe Othmanit, Allahu qoftë i kënaqur prej tyre, duke i sharë ata, duke i fyer, shpifur për veset e tyre, duke i përshkruar me cilësi të këqija, duke i akuzuar se ata ia kanë marrë pushtetin me dhunë Ali ibn ebu Talibit, Allahu qoftë i kënaqur prej tij. Po ashtu fyejnë edhe një shumicë të madhe prej sahabëve, sidomos nënën e besimtarëve Aishen-Allahu qoftë i kënaqur prej saj.
  2. Teprim në lavdërimin e Ali ibn ebu Talibit, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, derisa e kanë ngritur atë në pozitën e Hyjnisë si Sebijët. Madje disa nga to kanë thënë: Xhibrili-paqja e Allahut qoftë mbi të, ka gabuar dhe ia ka dorëzuar misionin Muhamedit-paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, në vend që t’ia dorëzon Aliut, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, sepse të dytë i përngjajnë njëri tjetrit siç i ngjan korbi korbit.
  3. Vajtimi, ngushllimi, pikëllimi të rrahurit e gjoksit, ditën e Ashurës duke besuar se kjo është afrim tek Allahu dhe se i shlyen mëkatet e tyre.[1]

Përgatiti: Nexhat Ceka

www.albislam.com

 [1] Shih: “Meusuatul-mujeserah fil edjani vel-medhahibi el-muasira” fq. 55 pjesërisht, Dr.Manij ibn Hamad El-Xhuhenij

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit