Transmetohet nga Ibën Omeri, radijall-llahu anhu, thotë: “All-llahu tre vetëve ua ka ndaluar (ua ka bërë haram) Xhennetin: Konsumuesit të alkoolit, mosrespektuesit të prindërve dhe dejjuthit, i cili lejon në shtëpinë e vet gjërat imorale. “¹
Nga format bashkohore të dejuzllëkut, të përhapura në kohën tonë është “mbyllja e syve” kur ndonjë grua apo vajzë e shtëpisë, flet në telefon me burra të huaj. Gjë të cilën e quajnë romantikë! Si dhe rastet kur ndonjëra nga gratë e shtëpisë veçohet me burrë të huaj, e burri nuk kundërshton. Kur ndonjëra prej tyre hyp në veturë (taksi) me burrë të huaj ai nuk reagon kundër këtij gjesti. Edhe më keq se kjo është kur burrat janë në pajtim të dalin gratë e shtëpisë së tij pa mbulesë ligjore, e të shikojnë kah ato të gjithë. Në këtë bën pjesë edhe kur burrat e sotëm (por edhe gratë) sjellin në shtëpi filma, revista që janë shkak për prishjen e moralit.
¹ Ahmed 2/69. Sahihul-xhami 3047. Dejjuth, dejjuz-personi që nuk ka xhelozinë e arsyeshme fetare, R.R.
/Muhammed Salih El Munexhid/