8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Kush do jenë dëshmitarë për punët e tua në Ditën e Gjykimit?!

Më të lexuarat

Dëshmitarë për punët e tua në Ditën e Gjykimit, janë gjymtyrët e tua!

Në ditën e Gjykimit disa prej robërve do t’i mohojnë disa prej punëve të tyre që janë regjistruar në libër dhe do të pretendojnë se nuk i kanë kryer.
Mirëpo Allahu i Madhëruar do t’ua mbyllë atyre gojët dhe do t’i urdhërojë gjymtyrët e tij të flasin. Atëherë fillojnë gjymtyrët e trupit të tij dhe tregojnë çdo gjë që kanë bërë…..
Sa i vështirë është ky qëndrim!!
Flet dora: unë kam prek haramin,
Flet këmba: unë eca drejt haramit,
Flet syri: unë pashë haramin,
Flet veshi: unë dëgjova haramin,
Flet lëkura, e kështu me radhë flasin të gjitha gjymtyrët ….. dhe flet ….. dhe ….

Allahu i Lartësuar ka thënë:
الْيَوْمَ نَخْتِمُ عَلَىٰ أَفْوَاهِهِمْ وَتُكَلِّمُنَا أَيْدِيهِمْ وَتَشْهَدُ أَرْجُلُهُمْ بِمَا كَانُوا يَكْسِبُونَ
“Sot Ne do t’ua vulosim atyre gojët dhe do të na flasin duart e tyre dhe do të dëshmojnë këmbët e tyre për atë që kanë bërë.” (Ja’sin, 65)

I Dërguari i Allahut -alejhi salatu ue selam- na tregon se si Allahu i Lartësuar i thotë robit gjynahqar në ditën e gjykimit.  “……. atëherë Zoti i thotë: “Sot si dëshmitarë kundër vetvetes mjaftojnë trupi yt dhe melekët Kiramen Katibinë. Pastaj do t’i mbyllet goja ndërsa gjymtyrëve të tij do t’u urdhërohet që të flasin. Gjymtyrët do të numërojnë veprat e tij, pastaj do t’i mundësohet që të flasë, ndërsa ai do të thotë: “Mallkuar dhe larg qofshin gjymtyrët e mia, a nuk jam munduar dhe lodhur për ju.” (Muslimi)

Allahu i Madhëruar thotë:
” حَتَّىٰ إِذَا مَا جَاءُوهَا شَهِدَ عَلَيْهِمْ سَمْعُهُمْ وَأَبْصَارُهُمْ وَجُلُودُهُمْ بِمَا كَانُوا يَعْمَلُونَ
“Kur të vijnë afër zjarrit, kundër tyre do të dëshmojnë veshët, sytë, dhe lëkurët e tyre për atë që kanë bërë.” (Fusilet, 20)

/Mesofenetende

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit