“Marrëveshja me Serbinë s’do të jetë e lehtë”, tha kryeministri
Marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk do të jetë e lehtë, por duhet t’i jepet shans dialogut dhe të shpresojmë e të punojmë për më mire – tha kryeministri Kurti në një intervistë dhënë televizionin N1 të Bosnjës.
Aty Kurti tha se ndërmjet tij dhe presidentit serb, Aleksander Vuçiç ka dallime të mëdha.
“Si kryeministër i Republikës së Kosovës jam student politik i Adem Demaçit, ndërsa presidenti i Serbisë, Vuçiç është student politik i Sheshelit. Dhe ky ballafaqim, kjo përplasje ndërmjet kryeministrit të Kosovës dhe presidentit të Serbisë, është në një mënyrë thelbësore, përplasje ndërmjet Adem Demaçit, atij vizioni dhe asaj trashëgimie dhe Vojisllav Sheshelit në anën tjetër”, ka deklaruar Kurti. /tesheshi.com/