8.1 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Kurti: Ky është dallimi mes meje dhe Vuçiçit

Më të lexuarat

“Marrëveshja me Serbinë s’do të jetë e lehtë”, tha kryeministri

Marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk do të jetë e lehtë, por duhet t’i jepet shans dialogut dhe të shpresojmë e të punojmë për më mire – tha kryeministri Kurti në një intervistë dhënë televizionin N1 të Bosnjës.

Aty Kurti tha se ndërmjet tij dhe presidentit serb, Aleksander Vuçiç ka dallime të mëdha.

“Si kryeministër i Republikës së Kosovës jam student politik i Adem Demaçit, ndërsa presidenti i Serbisë, Vuçiç është student politik i Sheshelit. Dhe ky ballafaqim, kjo përplasje ndërmjet kryeministrit të Kosovës dhe presidentit të Serbisë, është në një mënyrë thelbësore, përplasje ndërmjet Adem Demaçit, atij vizioni dhe asaj trashëgimie dhe Vojisllav Sheshelit në anën tjetër”, ka deklaruar Kurti. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit