-0.2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Kur presim thonjtë, a duhet të marrim përsëri abdest?

Më të lexuarat

Pyetja: Kam dëgjuar se kur pret thonjtë, duhet marrë përsëri abdest sepse thonë që prerja e thonjve e prish abdestin. Unë nuk e di që ka ndonjë argument për këtë dhe për këtë nuk ua vë edhe shumë veshin por në zemër kam frikë se mos kanë të drejtë. Për këtë çfarë mund të më thoni, a mund të ketë ndonjë argument për këtë? Allahu ju shpërbleftë me xhenetin Firdeus!

Përgjigjja: Prerja e thonjve nuk e prish abdestin me pajtueshmëri të umetit. Në të gjitha librat e fikhut sqarohet kjo mesele qartë, prandaj nuk ka nevojë të përsëritet abdesti pasi t’i kemi prerë thonjtë. Kjo çështje është e njëjtë sikurse rruajtja ose prerja e flokëve me abdest, pasi edhe në këtë rast me konsensus të fukahave nuk përsëritet abdesti.

Vlen të përmendet se disa dijetarë të medhhebit maliki kanë thënë se nëse priten thonjtë me abdest, atëherë duhet t’i lajmë gishtat me ujë (vendin ku i kemi prerë thonjtë), por ky mendim nuk është i qëndrueshëm. Allahu e di më së miri!

/Hoxhë Alaudin Abazi/

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit