4.4 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Kur njeriu vdes, ku shkon shpirti i tij dhe pse është i kufizuar në atë vend?

Më të lexuarat

Pyetja:
Es-selamu alejkum! Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit. Kur njeriu vdes, ku shkon shpirti i tij dhe pse është i kufizuar në atë vend?

Përgjigjja:
E falënderojmë Allahun, ndërsa paqja dhe bekimet qofshin mbi Muhamedin, alejhi selam.

Kur njeriu vdes, shpirti i tij shkon në berzah, që është periudha mes vdekjes dhe ringjalljes(Jeta e varrit). Ai që vdes me besim dhe vepra të mira, shpërblehet me të mira, ndërsa ai që vdes në mosbesim dhe mëkate, dënohet.

Allahu, subhanehu ve teala, thotë:
“(Ata) i nënshtroi zjarrit mëngjes e mbrëmje, e ditën e Kijametit (u thuhet engjëjve): ‘Ithtarët e faraonit futni në dënimin më të rëndë!’” (Gafir, 40:46).

Pse shpirti kufizohet? Sepse shpirti është krijesë e Allahut dhe, si i tillë, nuk mund të jetë i pakufizuar. Ai kufizohet në berzah, veçanërisht duke pasur parasysh se ende nuk ka ndodhur Kijameti dhe ringjallja për të marrë statusin përfundimtar.

Allahu e di më së miri!

/Hoxhë Bekir Halimi/

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit