3.4 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Kur lejohen marrëdhëniet intime pas pastrimit nga cikli mujor?

Më të lexuarat

Kur gruaja të pastrohet nga menstruacionet dhe i pushon gjaku, burrit i lejohet të ketë marrëdhënie intime me të pasi ajo ose pastron organin e saj, ose  të merr abdes apo edhe lahet tërësisht. Pa marrë parasysh se cilin opsion ajo e zgjedh, atij i lejohet të ketë marrëdhënie intime me të. Kjo dëshmohet në fjalët e Allahut (tabarak ue te ala)

فَإِذَا تَطَهَّرْنَ فَأْتُوهُنَّ مِنْ حَيْثُ أَمَرَكُمُ اللّهُ إِنَّ اللّهَ يُحِبُّ التَّوَّابِينَ وَيُحِبُّ الْمُتَطَهِّرِينَ

“E kur të pastrohen, atëherë afrohuni atyre ashtu siç u ka urdhëruar Allahu. Allahu i do ata që pendohen dhe ata që pastrohen.”(El Bekare, 222)

1 Këtë mendim e ka Ibn Hazmin në “el-Muhalla” (10/81) dhe e transmeton atë nga A’ta dhe Katade. Ata thanë për gruan me menstruacione që u pastrua:

“Pasi të ketë larë organin e saj, burrit i lejohet të ketë marrëdhënie intime me të.”

Të njëjtin mendim e kishte edhe el-Euzai, e cila përmendet në “Bidajat-ul-Muxhtehid” (1/44). Ibn Hazmi ka thënë:

“Unë e kam transmetuar nga A’ta se gruaja që është pastruar i lejohet të ketë marrëdhënie intime me burrin e saj. Këtë mendim ka Ebu Sulejmani dhe të gjithë kolegët tanë.”

Mendimi i A’tas është transmetuar nga Ibn Ebi Shejbeh në “el-Musannaf” (1/66). Ibnul Mundhir njoftoi se Muxhahidi dhe A’ta kanë thënë:

“Kur ajo të jetë pastruar lejohet që ajo të pastroj vendin me ujë dhe të ketë marrëdhënie intime para se të ketë larë tërë trupin.” (Najl-ul-Autar (1/202))

Hafidh Ibn Kethiri ka thënë:

“Dijetarët janë unanim se gruas me menstracione nuk i lejohet të ketë marrëdhënie intime derisa ajo të jetë pastruar dhe larë ose të paktën të bëjë tejejmum nëse ka arsye. Është vetëm Ebu Hanife (rahimehullah) që thotë se është e mjaftueshme që ajo të bëhet e pastër pas periudhës maksimale që sipas tij zgjat dhjetë ditë dhe se ajo nuk ka nevojë të lahet.” (Tefsir el-Kur’an el-Adhim / 260))

Konsensusi i shpallur padyshim që është e pasaktë kur dihet se tre të mëdhenj dhe dijetarë në shkallën e Muxhahidit, Katadës dhe A’tas mendonin diçka tjetër. Si mundet konsensusi të jetë i saktë nëse këta tre menduan ndryshe? Njeriu i mençur duhet të mësojë prej kësaj dhe të mos nxitojë që të citoj konsensus në një çështje, sepse është e vështirë të sigurohet për një gjë të tillë. As nuk duhet që menjëherë t’i besojë gjitha këtyre të tilla, veçanërisht nëse pohimi devijon nga Sunneti ose ndonjë dëshmi tjetër e ligjësuar.

Përveç kësaj, disa e kanë refuzuar dhe kritikuar Ebu Hanifen për mendimin e tij. Kështu tha Ibn Hazm për të:

“Nuk ka mendim që është me i keq se ky. Është një gjykim i pa saktë dhe krejtësisht i pa argumente. Ne nuk e dimë se dikush ka thënë kështu para ose pas Ebu Hanifes – askush tjetër përveç atyre që e pasojnë atë verbërisht.

El-Kurtubi ka thënë:

“Ky gjykim është i pabazë.” (El-Xhami në Ahkam-il-Kur’an (3/79))

Prandaj, Rashid Ridha tha:

“Detajimi është i çuditshëm.”

Sepse Allahu (tabarak ue te ala) kërkon që gruaja të pastrohet para marrëdhënieve intime. Kjo pastrim kërkon ujë dhe jo vetëm që menstruacionet të ndërpriten. Kjo kërkesë nuk mund të abrogohet ose të specifikohet. Ebu Hanife (rahimehullah) mendonte se mendimi i tij ishte i saktë, por ne nuk na lejohet që ta pranojmë atë, sepse ai e kundërshton ajetin. Është vërtetuar nga Ebu Hanifa (rahimehullah) që ai ka thënë:

“Askujt nuk i lejohet të pranojë mendimin tonë përderisa ai nuk e di se ku e kemi marrë atë. Sepse ne jemi njerëz; ne themi një gjë sot dhe tërhiqemi prej saj nesër.” (Shih “Sifatu Salat-in-Nebi”)

Si ta pranojmë mendimin e tij kur e dimë se është në kundërshtim me argumentin?

Përveç kësaj, duhet të dini se gruaja ose e largon gjakun me anë të pastrimit, ose merr abdes ose lahet pasi që pastrimi zbatohet në të tre rastet.

Ibn Hazmi ka thënë:

“Abdesi pastron pa mosmarrëveshje mes dijetarëve. Larja e organit me ujë gjithashtu. Larja e gjithë trupit gjithashtu pastron. Pa marrë parasysh se cilin opsion që ajo e zgjedh pas përfundimit të ciklit të saj mujor, i lejohet burrit të ketë marrëdhënie intime me të.”

Allahu (te ala) shpalli në lidhje me larjen e organit me ujë:

لَّمَسْجِدٌ أُسِّسَ عَلَى التَّقْوَى مِنْ أَوَّلِ يَوْمٍ أَحَقُّ أَن تَقُومَ فِيهِ فِيهِ رِجَالٌ يُحِبُّونَ أَن يَتَطَهَّرُواْ وَاللّهُ يُحِبُّ الْمُطَّهِّرِينَ

 “Padyshim se xhamia, themelet e së cilës u vunë që nga dita e parë në përkushtim është më e vlefshme që ju të rrini në të (për falje). Në të ka burra që parapëlqejnë ta mbajnë veten të pastër e të dëlirë dhe Allahu i do ata që e mbajnë veten të pastër e të dëlirë.” (9:108)

Do të thotë ata që pastrohen pas nevojave fiziologjike. Është vërtetuar se kur ajeti u shpall, ai  u tha banorëve të Kubasë:

“Allahu (tabarak ue te ala) iu lavdëroi për pastrimin tuaj, kur Ai e përmendi xhaminë tuaj. Çfarë pastrimi po bëni?” Ata thanë: “Betohemi në Allahun, o i dërguari i Allahut! E vetmja gjë që dimë është se kemi pasur fqinjë jehudë që pastroheshin pas jashtëqitjes dhe kështu vepruam edhe ne.” Ai  tha: “Kjo pra. Vazhdoni me këtë.” (Autentik sipas Hakimit dhe Dhehebiut.

Imam Muhammed Nasir-ud-Din el-Albani (v. 1420)
Burimi: Adab-uz-Zifaf, fq. 80-81
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit