Piktura “dalja nga turma” e piktorit polak Tomas Kopera sqaron sasin e konfliktit nga i cili vuan individi në momentin e daljes nga shtegu të cilin e cakton ‘mendja kolektive”.
Kjo turmë paraqet një grumbull njerëzish krejt të ngjajshëm. Të njejtat veçori, të njejtat madhësi dhe i njejti orientim.
Piktori këtu do të tregoj se njerëzit mendojnë edhe sillen në mënyrë të njejtë deri në atë nivel saqë edhe dallimet individuale janë tretur dhe janë humbur brenda turmës. Madje edhe vet turma është e bërë nga akulli, domethënë i ngrirë, i fortë dhe i ftoftë. I zbrazur nga jeta dhe i zbrazur nga emocionet dhe që simbolizon ndalimin e zhvillimit të tyre ideologjik. Kurse personi tek i cili kanë filluar të shfaqen shenja të pavarësisë dhe ka filluar ti formohet një trup ndryshe nga turma, e ka filluar të ketë temperaturë trupi i tij, i cili sikur të ishte një flakë e ndezur në errësirën e qiellit. Domethënë ka vendosur që të ketë ide, mendim dhe mënyrë të pavarur dhe ka vendosur të çlirohet nga pushteti i turmës. Por problemi më i madh i këtij personi është se turma nuk e le rehat në gjendjen e tij për shkak rebelimit të tij të zhurmshëm dhe vështirësitë që ka gjatë orvatjes për të notuar në drejtim të kundërt të rrymës. Për këtë arsye turma do bëje çmos që ta kthen mbrapa dhe ta shkëputë nga insistimi i tij për ndryshim dhe ta ngrij përsëri dhe ta tërhjek dhunshëm drejt vetes.
Përktheu: Bekir Halimi