4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Kur falet vitri, a lejohet të falet dy herë brenda natës dhe a ka namaz vullnetarë pas vitrit?

Më të lexuarat

Taliku bnu Alij ka thënë: e kam ndëgjuar të Dërguarin e Allahut (salAllahu alejhi ue selem) duke thënë: “Nuk ka dy vitre (falje të vitrit dy herë) brenda natës.”
[Tirmidhiu (470), saktëson El-Albani në “Sahih El-Xhami’ ” (7567)]

Dijetari i madh Ibn Uthejmini (Allahu e mëshiroftë) në lidhje me komentimin e hadithit të cekur më lartë ka thënë: “D.m.th. që nuk është e ligjshme që njeriu ta falë vitrin dy herë brenda natës, sepse me faljen e namazin të vitrit është për qëllim mbyllja e namazit të natës, e nëse dikush e mbyllë namazin e natës me faljen e vitrit, nuk kthehet që ta falë atë së dyti.”
[Feteua “Nur ala Ed-Darb”]

Ibn Hazmi (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: “Falja e vitrit në fundin e natës është vepër më e mirë; e kush e falë në fillim të natës, edhe kjo është mirë, kurse falja e namazit (shtesë) pas vitrit është e lejuar, mirpo nuk e falë vitrin përsëri pas këtij namazi.”
El-Muhala (2/92-93)

Gjithashtu Dijetari i madh Ibn Bazi (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: “Kush e falë vitrin në fillim të natës, dhe pastaj i mundësohet të zgjohet për tu falur në fund të natës, falet aq sa ka mundesi duke i ndarë rekatet (me selam) dy nga dy, e nuk e falë vitrin përsëri, mirpo mjaftohet me faljen e tij në herën e parë, kjo për shkak të fjalëve të të Dërguarit (salAllahu alejhi ue selem): “Nuk ka dy vitre (falje të vitrit dy herë) brenda natës.”
Mexhmu’u Fetaua Ibn Baz (11/311) "مجموعة الدين النصيحة"

Përktheu: Arbër Morina

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit