Pyetje:
A lejohet t’i falim dy rekate tehijetul mesxhid kur të hyjmë në xhami nëse është koha, në të cilën, ndalohet falja e namazit (psh. Koha para akshamit, etj)?
Përgjigje:
Falja e dy rekateve me rastin e hyrjes në xhami në kohën kur ndalohet falja e namazit, ka divergjenca (mospajtime) mes dijetarëve.
Muhamedi,- alejhi selam!,- ka thënë:
” Nëse dikush nga ju hynë në xhami, mos të ulet pa i falur dy rekate.”
(Shënon: Buhariu: 1163).
Mendimi i parë i ulemave:
Nuk lejohet falja e dy rekateve me rastin e hyrjes në xhami, nëse është koha kur ndalohet falja e namazit.
Mendimi i dytë i ulemave:
Lejohet falja e dy rekateve me rastin e hyrjes në xhami, edhe nëse është koha kur ndalohet falja e namazit, sepse falja e dy rekateve është namaz me shkak (arsye), kurse nuk lejohet falja e dy rekateve vullnetare (psh. Koha kur nuk lejohet me falë namaz, ti thua po i fali dy rekate nafile), kjo nuk lejohet, sepse është pa shkak.
Ndërsa, namazi i tehijetul mesxhid është me shkak (shkaku: hyrja ne xhami), si dhe hadithi ka ardhë:
” Nëse dikush nga ju hynë në xhami, mos të ulet pa i falur dy rekate.”
Kjo është më afër të vërtetës.
(Që duhet falur dy rekate tehijetul mesxhid çdo herë që hynë në xhami).
Por, nuk lejohet të kritikohet ndokush, nëse hyn në xhami ulet dhe nuk i falë dy rekate(në kohën kur ndalohet falja e namazit), sepse ka mospajtime mes ulemave.
Kush e ka mendimi se lejohet me i falë, le ti falë.
Kush ka mendimi se nuk lejohet me i falë, hynë në xhami ulet dhe nuk i falë dy rekate.
Shejh Dr. Salih bin Feuzan el Feuzan,- Allahu e ruajtë.
Nga arabishtja: Suad B. Shabani