16.1 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Kuptime që duhet medoemos t’i kemi parasysh mbi pendimin – Hoxhë Bekir Halimi

Më të lexuarat

Kur flasim për teuben, medoemos t’i kemi parasysh edhe këto gjëra:



1) Mëkatet që i bëjmë, pa marë parasysh se ç’farë mëkate janë, nuk duhet të na duken të imta. Se nëse mëkatet e vogla grumbullohen, mund që të na shkatërojnë: Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:

(( إياكم و محقرات الذنوب فإنما مثل محقرات الذنوب كمثل قوم نزلوا بطن واد فجاء ذا بعود و جاء ذا بعود حتى حملوا ما أنضجوا به خبزهم. فإن محقرات الذنوب متى يوخذ بها صاحبها تهلكه )).

“Keni kujdes nga mëkatet e përçmuara, sepse shembulli i mëkateve të për çmuara është sikur shembulli i disa njerëzve që kanë zbritur në një luginë, dhe secili e sjell nga një krënde, saqë grumbulluan aq krënde për të ndezur një zjar me të cilin e pjekin bukën. Mëkatet e përçmuara kur ta kaplojnë një njeri e shkatërrojnë”. (Ahmedi, sahih).

2) Disa mëkate njerëzit i konsiderojnë të imta, mirëpo ato të All-llahu janë të mëdha. Në këtë u ndihmon edhe fakti se edhe njerëzit tjerë i bëjnë këto mëkate dhe nuk i japin rëndësi kësaj vepre. Ebu Seid el-Hudriu [radijall-llahu anhu] thotë: “Ju po bëni disa vepra që në sytë e juaj duken më të holla se qimja, kurse ne në kohën e Pejgamberit i konsideronim prej mëkateve të mëdha”. (Buhariu dhe Ahmedi).

3) Nëse eventualisht bëjnë mëkate, atëherë mos ti bëjmë haptazi ose mos tua tregojmë njerëzve tjerë. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:

(( كل أمتي معافى إلا المجاهرون. إن من المجاهرة أن يعمل الرجل بالليل عملا ثم يصبح و قد ستره الله فيقول يا فلان: عملت البارحة كذا و كذا )) متفق عليه

“I gjith ummeti im është i falur, përveç atyreve që i bëjnë mëkatet publikisht. Prej publikimit të mëkatit është që një njeri të bëjë mëkate gjatë natës, e në mëngjes, pasiqë ia ka mbuluar Zoti, ai thotë: o ti njeri, unë mbrëmë kam bërë këtë e këtë vepër”. (Buhariu dhe Muslimi).

4) Nuk guxojmë të vonojmë teuben se askush nuk e din se kur do ti vijë vdekja, ajo mund të jetë më afër se sesa mendon ai. Kurse kur të vjen shpirti në fyt, atëherë nuk pranohet teëubeja. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:

(( إن الله يقبل توبة العبد ما لم يغرغر ))

“All-llahu e pranon pendimin e robit derisa nuk i vjen shpirti në fyt”. (Ahmedi, hasen).

5) Nuk duhet insistuar në mëkate. All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

وَالَّذِينَ إِذَا فَعَلُوا فَاحِشَةً أَوْ ظَلَمُوا أَنْفُسَهُمْ ذَكَرُوا اللَّهَ فَاسْتَغْفَرُوا لِذُنُوبِهِمْ وَمَنْ يَغْفِرُ الذُّنُوبَ إِلاَّ اللَّهُ وَلَمْ يُصِرُّوا عَلَى مَا فَعَلُوا وَهُمْ يَعْلَمُونَ (135)

“Edhe ata të cilët kur bëjnë ndonjë (mëkat) të shëmtuar ose i bëjnë zullum vetvetes, e përmendin All-llahun dhe kërkojnë falje për mëkatet e tyre – e kush i falë mëkatet përveç All-llahut? – dhe që duke ditur, nuk vazhdojnë në atë që kanë punuar (në të keqen)”. (Ali Imran: 135).

6) Disa njerëzve All-llahu u jep të mira në këtë botë, e ata thonë, pasi që All-llahu na jep të mira, kjo është argument se ne nuk jemi të këqinj. Mirëpo Muhammedi a.s. thotë:

(( إذا رأيت الله تعالى يعطي العبد من الدنيا ما يحب و هو مقيم على معاصيه ، فإنما ذلك إستدراج ))

“Nëse sheh se All-llahu i jep një robit atë që dëshiron nga të mirat e kësaj bote, kurse ai vazhdimisht ban mëkate, dije se kjo është shkallëzim (për në xhehenem)”. (Ahmedi, sahih).

(( إن الله يعطي الدنيا من يحب و من لا يحب و لا يعطي الدين إلا من أحب ))

“All-llahu të mirat e dunjasë ia jep atij që i dëshiron edhe atij që nuk i dëshiron, mirëpo fenë ia jep vetëm atij që e dëshiron”. (Ahmedi, sahih).

7) Nuk guxojmë asnjëherë të humbim shpresën nga mëshira e All-llahut.

All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

قُلْ يَا عِبَادِي الَّذِينَ أَسْرَفُوا عَلَى أَنْفُسِهِمْ لا تَقْنَطُوا مِنْ رَحْمَةِ اللَّهِ إِنَّ اللَّهَ يَغْفِرُ الذُّنُوبَ جَمِيعاً إِنَّهُ هُوَ الْغَفُورُ الرَّحِيمُ (53) وَأَنِيبُوا إِلَى رَبِّكُمْ وَأَسْلِمُوا لَهُ مِنْ قَبْلِ أَنْ يَأْتِيَكُمْ الْعَذَابُ ثُمَّ لا تُنْصَرُونَ (54)

“Thuaj: “O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar me shumë gabime veten tuaj, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së All-llahut, pse vërtetë All-llahu i falë të gjitha mëkatet, Ai është që shumë falë dhe është mëshirues!” Dhe, kthehuni te Zoti juaj dhe përuljuni Atij para se t’u vijë dënimi, se pastaj nuk do të ketë kush t’ju ndihmojë”. (Ez-Zumer: 53- 54).

إِنَّ اللَّهَ يُحِبُّ التَّوَّابِينَ وَيُحِبُّ الْمُتَطَهِّرِينَ (222)

“…All-llahu i do ata që pendohen dhe ata që ruhen prej punëve të ndyta e të neveritshme”. (El-Bekare: 222).

(( إن الله عز و جل يبسط يده بالليل ليتوب مسئ النهار و يبسط يده بالنهار ليتوب مسئ الليل حتى تطلع الشمس من مغربها )). مسلم

“All-llahu e shtrinë Dorën gjatë natës që të pendohet ai që ka bërë mëkate gjatë ditës dhe e shtrinë Dorën gjatë ditës që të pendohet ai që ka bërë mëkate gjatë natës. Kështu vazhdon derisa të del dielli nga perendimi”. (Muslimi).

نَبِّئْ عِبَادِي أَنِّي أَنَا الْغَفُورُ الرَّحِيمُ (49) وَأَنَّ عَذَابِي هُوَ الْعَذَابُ الأَلِيمُ (50)

“Njoftoi robërit e Mi se vërtet Unë jam Ai që fal shumë dhe mëshirues i madh. Po (njoftoji) se edhe dënimi Im është ai dënim i dhembshëm”. (El-Hixhr: 49- 50).

HOXHË BEKIR HALIMI

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit