1.5 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Kryeministri i Suedisë: Nuk mund të plotësojmë të gjitha kërkesat e Türkiye-s për anëtarësim në NATO

Më të lexuarat

“Suedia ka besim se Türkiye do të miratojë kërkesën e saj për anëtarësim në aleancën ushtarake”, tha kryeministri suedez, Ulf Kristersson

Suedia nuk mund të përmbushë të gjitha kushtet e Türkiye-s për miratimin e kërkesës së Stockholmit për anëtarësim në NATO, tha kryeministri suedez, Ulf Kristersson, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur pas një konference të ekspertëve të mbrojtjes në Suedi, Kristersson tha se kishte besim se Türkiye do të miratonte kërkesën e Suedisë për t’u bashkuar me aleancën.

Megjithatë, ai pretendon se Ankaraja dëshiron gjëra që Suedia “nuk mund ose nuk do t’u japë atyre”.

Finlanda dhe Suedia aplikuan zyrtarisht për anëtarësim në NATO maj të vitit të kaluar, duke hequr dorë nga mos angazhimi disa dekadësh ushtarak, një vendim i nxitur nga lufta e Rusisë kundër Ukrainës.

Türkiye, si anëtare e rëndësishme e NATO-s, shprehu kundërshtime, duke akuzuar dy vendet nordike se tolerojnë dhe madje mbështesin grupet terroriste.

Në qershor, Türkiye, Suedia dhe Finlanda nënshkruan memorandum në samitin e NATO-s për të adresuar shqetësimet legjitime të sigurisë së Ankarasë, duke hapur rrugën për anëtarësimin përfundimtar të Suedisë dhe Finlandës në NATO.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit