2.6 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Kryeministri i Kosovës, Kurti: Treg i përbashkët energjitik me Shqipërinë. Presim hapjen e bursës ALPEX

Më të lexuarat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ishte pjesmarrës në forumin Socio-Ekologjik në Shkup, me temën “Një transformim i drejtë për Evropë të vetëmjaftueshme me energji”.

Kreu qeveritar gjatë fjalimit të tij tha se tejkalimi i çdo krize sot kërkon bashkëpunim dhe solidaritet, në veçanti kriza energjetike që sipas tij  mund të kapërcehet vetëm nëse kërkohet zgjidhje edhe për rajonin dhe jo vetëm për veten.

“Qeveria është e përkushtuar që të vendos themelet e së ardhmes së sektorit të energjisë në vend, i cili gjithnjë e më shumë do të ofrojë siguri në furnizim me energji elektrike, energji të pastër, efiçencë të energjisë, pjesëmarrje aktive të qytetarëve dhe mbështetje për grupet e cenueshme”.

Tutje në këtë diskutim si panelist, shefi i ekzekutivit kosovar tha se sa i përket forcimit të bashkëpunimit rajonal dhe funksionimin e tregut, Kosova është e përkushtuar në zbatimin e të gjitha obligimeve të Traktatit të Komunitetit të Energjisë për krijimin e një tregu të lirë, të integruar dhe konkurrues së energjisë elektrike.

“Ne synojmë të integrojmë energjinë e Kosovës në tregun rajonal dhe pan-evropian – integrimi i tregut me Republikën e Shqipërisë është një prioritet i lartë dhe veçanërisht i rëndësishëm për vendin tonë. Hapi i parë më i rëndësishëm këtu do të jetë funksionimi i plotë i Bursës Shqiptare të Energjisë (ALPEX), i cili pritet në fillim të vitit 2023”, u shpreh ai.

Kurti tha se përveç synimit për t’i mbrojtur qytetarët nga rritja e çmimeve, do të sigurojnë që të ketë stimuj për ta, për të rritur efikasitetin e energjisë dhe për të ulur kërkesën për energji.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit