1.5 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Kroacia me nivel të lartë të pagës minimale dhe të pagës mesatare

Më të lexuarat

Në fillim të seancës së djeshme të qeverisë kroate, kryeministri Andrej Plenkoviq, shpalli vendimin për rritjen e pagës minimale nga 3750 HRK (457 euro) në 4220 HRK (559,7 euro).

“Shuma bruto do të jetë 700 euro nga 1 janari i vitit 2023. Deri në fund të mandatit, ne duam që paga mesatare të jetë 8200 HRK (1088 euro)”, tha Plenkoviq.

Ndërkohë, zhvlerësimi i pagës reale nga viti në vit është pasojë e inflacionit rekord. Çmimet e konsumit në gusht ishin 12.3 për qind më të larta se në të njëjtin muaj të vitit të kaluar, ndërsa në shtator inflacioni u përshpejtua në 12.8 për qind, raporton

Paga mesatare neto për muajin gusht të këtij viti ishte 6,594 HRK (875 euro), që do të thotë se gjysma e të punësuarve kishin më pak e gjysmë më shumë se ajo shumë.

Për periudhën janar-gusht të këtij viti, paga mesatare mujore neto e paguar për të punësuar në persona juridikë ishte 7,583 HRK (1006 euro), që është nominalisht më e lartë për shtatë për qind dhe 2,3 për qind më e ulët në terma realë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.

Paga më e lartë mesatare mujore neto e paguar te personat juridikë për muajin gusht është paguar në transportin ajror në vlerë prej 13,091 kuna (1737 euro), ndërsa më e ulëta në prodhimin e veshjeve, 4,928 kuna (654 euro).

Paga mesatare mujore e paguar për orë neto për muajin gusht ishte 41.26 HRK (5.48 euro), që është 6.6 për qind më e ulët në krahasim me korrikun dhe 3.3 për qind më e lartë krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar.

Në gusht janë punuar mesatarisht 183 orë me pagesë, që është 9.6 për qind më shumë se në korrik. Numri më i lartë i orëve të paguara ishte në transportin ujor (193), dhe më i ulëti në kujdesin social pa akomodim (169)/index/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit