3.4 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

KOMENTI PËR HADITHIN: “DY LLOJE TË NJERËZVE TË ZJARRIT QË NUK I KAM PARË…”

Më të lexuarat

Pyetja:

Isha duke lexuar njërën nga përgjigjet tuaja, mirëpo nuk arrita ta kuptoj hadithin të cilin e cekët ku i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Ka dy lloje të banorëve të Zjarrit që ende nuk i kam parë: njerëz me kamxhik si bishti i lopës, me të cilin i rrahin njerëzit dhe gratë që janë të veshura, mirëpo të zhveshura, të cilat ecin me një ecje tërheqëse (joshëse, provokuese) dhe me diçka në kokat e tyre që duken si gungat e devesë, të anuara në një anë. Ata nuk do të hyjnë në Parajsë (Xhenet) dhe as që do ta nuhatin aromën e saj, edhe pse aroma e saj mund të nuhatet prej sa e sa larg.” (Transmetohet nga Muslimi dhe Ahmedi në sahihun e tyre). Ju lutem jepni tefsir (koment) që të mund ta kuptoj?

    Përgjigje: Falënderimi i takon Allahut!

    Ky hadith flet për dy lloje të njerëzve që i Dërguari, salallahu alejhi ue selem, nuk i ka parë, sepse ata do të paraqiteshin pas kohës së tij dhe fati i tyre do të jetë zjarri për arsye të gjynaheve të tyre. Dijetarët e kanë konsideruar shfaqjen e tyre si një nga shenjat e vogla të Ditës së Kiametit. Ata janë siç vijon:

    1. “Njerëz me kamxhik si bishti i lopës” – ajo që mendohet këtu është për ata që i sulmojnë njerëzit pa arsye legjitime, si policia shtypëse, tirane ose të tjerë, qoftë kjo me urdhër të shtetit apo ndryshe.

    Al-Neveviu ka thënë: “Sa u përket atyre që kanë kamxhik, janë ata që punojnë për policinë.” Sharh al-Nauvavi ‘ala Sahih Muslim, 17/191.

    Al-Sakhauvi ka thënë: “Ata janë tani ndihmësit e tiranëve dhe zakonisht i referohet grupit më të keq përreth sundimtarit. Gjithashtu mund të aplikohet edhe për udhëheqësin e padrejtë. Al-Isha’ah il Ashrat il Sa’ah, f. 119.

    Argumenti se paraqitja e tyre do të jetë njëra nga shenjat e Ditës së Gjykimit është raporti që transmetohet nga Imam Ahmedi në të cilin thuhet: “Në fundin e kohës do të paraqiten njerëz nga ky umet me kamxhik si bishti i lopës. Ata do të dalin në mëngjes nën hidhërimin e Allahut dhe do të kthehen në mbrëmje nën zemërimin e Tij.” Al-Musnad, 5/315; e klasifikuar si sabih nga Al-Hakimi në Al-Mustadrak, 4/483; dhe nga Ibën Haxheri në Al-Kaul al-Musadad fi’l Dhab ‘an al-Musnad, f. 53- 54.

    Lloji i dytë janë “gratë që janë të veshura, mirëpo të zhveshura, të cilat ecin me një ecje tërheqëse (joshëse, provoku- ese) dhe me kokat e tyre që duken si gungat e devesë, të anuara në një anë.” Al-Neveviu ka thënë: “Sa i përket kuptimit të këtij fragmenti: al-kasijat al-‘arijat (e përkthyer këtu si “të veshura, mi- rëpo të zhveshura”), d.m.th. se ato do të zbulojnë pjesë të trupit të tyre që e tregojnë bukurinë, kështu që do të jenë të veshura, por të zhveshura. Dhe është thënë se do të veshin rroba të holla që shfaqin çfarë ka nën to, kështu do të jenë të veshura, por në të vërtetë të zhveshura. Sa i përket frazës Ma’ilat mumilat (e përkthyer këtu si “të cilat ecin me një ecje tërheqëse (joshëse, provokuese)”, është thënë se nënkupton: devijim nga bindja ndaj Allahut dhe nga urdhri për ta ruajtur dëlirësinë e tyre, etj. Mumi- lat d.m.th. i mësojnë të tjerët të veprojnë atë që ata e veprojnë. Dhe është thënë se Ma’ilat d.m.th. të ecurit me një ecje tërheqë- se dhe mumilat d.m.th. lëvizja e shpatullave të tyre. Dhe është thënë se nënkupton se ato mundohen t’i tërheqin meshkujt me zbulimin e stolive të tyre.”

    Sa i përket frazës Ru’sahuna ka asnimat il-bukht (e përkthyer këtu si “me diçka në kokat e tyre që duken si gungat e devese”), kjo mund të nënkuptojë se ato i bëjnë që kokat e tyre të duken më të mëdha me shami apo çallmë, të cilat janë të lidhura përreth kokës, kështu që duken si gungat e devesë. Ky është interpretim i mirënjohur. Al-Maziri ka thënë: “Mund të jetë se këtu nënkuptohet se ato nuk do ta ulin shikimin e tyre në prani të burrave, ato edhe më tepër do të shikojnë direkt tek ata.” Sharh al-Navavi ala Sahih Muslim, 17/191.

    Shejh ibën Uthejmini ka thënë: “Fraza “të veshura, por të zhveshura” është interpretuar se nënkupton se ato mbajnë rroba të shkurtra që nuk e mbulojnë auretin i cili duhet të mbulohet. Dhe është interpretuar se nënkupton se ato veshin rroba të lehta, të holla që nuk i ndalon të tjerët të shohin lëkurën e gruas nën to. Dhe është interpretuar se nënkupton se ato veshin rroba të ngushta që nuk ua shfaqin lëkurën, mirëpo ua shfaqin hijeshitë e tyre.” Fatava al-Shejh Muhamed ibën Whejmin, 2/825.

    Ky hadith përmban paralajmërim të rreptë kundër kryerjes së këtyre dy gjynaheve:

    1- shtypjen e njerëzve dhe rrahjen e tyre të paligjshme;

    2- gratë që bëjnë shfaqje të kotë të tyre dhe që i shfaqin hije- shitë e tyre, si dhe nuk i përmbahen mbajtjes së hixhabit korrekt islam dhe sjelljeve fisnike islame.

    Ky hadith është një nga mrekullitë e profetësisë, sepse këto dy lloje të njerëzve tani janë shfaqur dhe ekzistojnë, siç ka thënë Al-Nauveviu, Allahu e mëshiroftë.

    Islam Q&A

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit