-2.4 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

KE, me strategji për kthimin e personave pa të drejtë azili

Më të lexuarat

Një ndër problemet e mëdha të emigrimit në vendet e BE-së

Të martën, Komisioni Evropian propozoi një strategji të re operacionale për kthimin më efektiv të migrantëve, aplikimi i të cilëve për mbrojtje ndërkombëtare(azil) është refuzuar.

 “Ata që nuk kanë të drejtë qëndrimi duhet të kthehen në vendet e tyre të origjinës. Kështu mbrojmë sistemin e azilit”, tha Komisionerja për Punët e Brendshme, Ylva Johansson duke prezantuar strategjinë.

Johansson tha se çdo vit shtetet anëtare marrin pothuajse 300,000 vendime për kthimin, por se “vetëm 70,000 njerëz kthehen në të vërtetë në vendet nga kanë ardhur”. “Ne duhet ta rrisim atë dhe ne po e zgjidhim atë në këtë strategji”, tha ajo.

Qëllimi i strategjisë

Komisioni thekson se objektivi kryesor i strategjisë është përshpejtimi i zbatimit dhe rritja e numrit total të kthimeve, në përputhje me ligjin e BE-së dhe Kartën e të Drejtave Themelore. Strategjia mbulon katër fusha kryesore: masat e synuara për nevoja imediate duke përfshirë operacionet e përbashkëta të kthimit në vendet e treta, përshpejtimin e procesit të kthimit, promovimin e këshillimit për kthimin, si dhe riintegrimin e dixhitalizimin e menaxhimit të kthimit.

Koordinatorja e BE-së për kthimin e emigrantëve, Mari Juritsch, tha se kthimi i emigrantëve në vendet e tyre të origjinës duhet të jetë një përgjegjësi e përbashkët e BE-së.

Johansson dhe Juritsch thonë se një sistem efektiv dhe i përbashkët i kthimit të BE-së duhet të shërbejë gjithashtu si një pengesë për të ndihmuar në uljen e migracionit të pasigurt dhe të paligjshëm. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit