10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Liban: Prokurori i Shtetit, nën akuzë për tragjizmin në portin e Bejrutit

Më të lexuarat

“Tarek Bitar është çmendur”, shkruan një e përditshme

Gjykatësi që heton shpërthimin e portit të Bejrutit në vitin 2020, vazhdon të sfidojë qeverinë e Libanit duke paditur prokurorin e përgjithshëm të vendit, pasi paditi dy shefa me ndikim të sigurisë një ditë më parë.

Të hënën, për habinë e të gjithëve, Tarek Bitar vendosi të vazhdojë hetimet për shpërthimin në të cilin 200 persona humbën jetën dhe 6500 u plagosën, pas një pauze njëvjeçare, pavarësisht presionit të madh politik ndaj të cilit është i ekspozuar.

“Hetimi në port: Tarek Bitar është çmendur”, ishte kryefjala e së hënës në të përditshmen Al-Akhbar, pranë Hezbollahut të fuqishëm pro-iranian që kontrollon jetën politike në Liban.

Bitar akuzoi Kryeprokurorin e Shtetit Ghassan Oueidet dhe shtatë persona të tjerë, përfshirë tre gjyqtarë, për “vrasje” në gjykatën e apelit, që është rasti i parë i tillë në Liban, tha një zyrtar gjyqësor për AFP.

13 persona u akuzuan

Duke reaguar ndaj aktakuzës, Prokuroria e Shtetit libanez hodhi poshtë të martën të gjitha akuzat e gjyqtarit hetues.

Shpërthimi i madh i 4 gushtit 2020 u shkaktua nga magazinimi jo i duhur i qindra tonëve nitrat amoniumi në port.

Pjesa më e madhe e popullsisë fajësoi korrupsionin dhe neglizhencën nga ana e klasës në pushtet, të cilën familjet e viktimave dhe OJQ-të e akuzojnë për zvarritje të hetimeve për të shmangur paditë.

Gjithsej trembëdhjetë persona u paditën, mes tyre pesë zyrtarë tashmë të paditur nga Bitar, veçanërisht kryeministri Hassan Diab dhe ish-ministra.

Gjyqtari vazhdoi hetimet

Gjykatësi Bitar vendosi seancën e tyre nga 6 deri në 13 shkurt, por Diab, i cili ishte kryeministër në kohën e shpërthimit më 4 gusht 2020, tha se nuk do të paraqitej.

Gjykatësi vendosi të vazhdojë hetimin pasi autoritetet u përpoqën muajt e fundit të emëronin një tjetër gjyqtar në vend të tij.

Të martën, e përditshmja Al Akhbar akuzoi gjyqtarin Bitar se punonte “me urdhra amerikanë dhe me ndihmën juridike evropiane”.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës “mbështesin autoritetet libaneze dhe u bëjnë thirrje atyre për një hetim të shpejtë dhe transparent”, njoftoi të martën ambasada amerikane në Bejrut në një postim në Twitter. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit