8.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Sipërfaqja e Lumit Drina në BeH mbulohet me mbeturina

Më të lexuarat

Sipërfaqja e lumit në afërsi të Centralit Hidroelektrik të Vishegradit mbulohet me mbeturina çdo vit me efektin e shiut të dendur dhe shkrirjes së borës. Ndërkaq, mbeturinat kalojnë në anën e BeH-së nëpërmjet Serbisë dhe Malit të Zi

Sipërfaqja e Lumit Drina në Bosnjë e Hercegovinë është mbuluar me mbeturina dhe mbetje plastike, raporton Anadolu Agency (AA).

Në sipërfaqen e Lumit Drina, që kalon edhe nga Serbia dhe Mali i Zi, në pjesën ku kalon nga qyteti lindor i BeH-së, Vishegrad, me ndikimin edhe të reshjeve në rajon, është mbledhur sasi e madhe mbeturinash dhe mbetjesh plastike.

Sipërfaqja e lumit në afërsi të Centralit Hidroelektrik të Vishegradit mbulohet me mbeturina çdo vit me efektin e shiut të dendur dhe shkrirjes së borës. Ndërkaq, mbeturinat kalojnë në anën e BeH-së nëpërmjet Serbisë dhe Malit të Zi.

Kryetari i Shoqatës “Eko Centar” në Vishegrad, Dejan Furtula, për AA tha: Nuk ka ndonjë sqarim kjo. Është turp i madh. Problemi përsëritet disa vjet, por në dy-tre vitet e fundit u rrit ndjeshëm sasia e mbeturinave në Vishegrad”.

Ai i thirri autoritetet në detyrë dhe kërkoi nga qytetarët të mos e trajtojnë lumin sikur “vend plehrash”, duke theksuar se në lum, përveç plastikës dhe degëve, mund të shihen edhe pjesë të automjeteve dhe mbetjeve mjekësore.

“Kjo është një fatkeqësi natyrore. Shpresoj që Serbia, Bosnjë e Hercegovina dhe Mali i Zi do të bëjnë një plan të përbashkët, do të kërkojnë ndihmë nga Bashkimi Evropian. Ky problem duhet të rregullohet sa më shpejt që të jetë e mudnur, sepse është e turpshme për të gjithë ne”, shtoi Furtula.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit