5.3 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Kantoni Ticino ka ndaluar mbajtjen e burkas, por ja zgjidhja e gjetur nga gratë muslimane…

Më të lexuarat

Burka është e ndaluar në kantonin zviceran të Ticino-s. Që prej verës së kaluar, në kantonin italisht-folës të Zvicrës ekziston një ligj i cili ndalon vellon e fytyrës në publik.

Por gazeta Aargauer Zeitung njofton se gratë muslimane në Ticino kanë gjetur një mënyrë kreative për të anashkaluar rregulloren për ndalimin e burkas.

Ato mbajnë  rroba të gjata dhe shami të lejuar (hixhab), ndërkohë që kanë filluar të mbulojnë edhe fytyrën me një maskë mjekësore kirurgjikale.

“Ky është një fenomen i ri me të cilin po përballemi këtë vit”, tha Roberto Torrente, një zëdhënës i policisë në qarkun Lugano, raporton gazeta Giornale del Popolo.

Policia nuk e di se si të merret me këtë fenomen, sepse është e vështirë për të dëshmuar nëse një grua muslimane ka vendosur një maskë mjekësore për arsye fetare, higjienike apo shëndetësore.

Raportimet në media thonë se zgjidhja do të ishte lëshimi i çertifikatave mjekësore për ato gra që janë të detyruara të përdorin maska ​​mjekësore.

Megjithatë, kjo është vetëm një ide të cilën autoritetet duhet ta marrin në konsideratë, shkruajnë mediat. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit