8.4 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Në shuarjen e flakëve në territorin e Tiranës nga sot do të përfshihen edhe besimtarët myslimanë.

Më të lexuarat

Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra, ishte i pranishëm në aksionin e zjarrfikësve në Pezë, nga ku u bëri apel besimtarëve që të japin ndihmën e tyre, pasi, siç tha, mbrojtja e pyjeve është shenjtëri.

“Mbrojtja e pyjeve është shenjtëri për çdo qytetar dhe besimtar. Ndaj, bëj thirrje që çdo besimtar dhe banor të mbrojë dhe të jetë pjesë e strukturave të forcave të emergjencës dhe zjarrfikësve për të evituar çdo humbje të sipërfaqeve të gjelbra apo mushkërive të kryqytetit. Nga sot, kudo që të jetë e nevojshme, në cilindo cep të Tiranës, besimtarët do të jenë të gatshëm përmes imamëve apo grumbullimeve që bëhen nëpër xhami që të jenë prezent në evitimin në kohë dhe sa më shpejt të këtyre vatrave të zjarrit:, tha Ylli Gurra.

/ Top Channel

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit