3.4 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Kamala Harris, me premtimin më parazit në Konventën demokrate

Më të lexuarat

Kandidatja për presidente, aspak zhgënjyese për Izraelin e një broçkull për Palestinën

“Në emër të të gjithë amerikanëve”, Kamala Harris pranoi dje të enjten nominimin e Partisë Demokratike, duke u bërë zyrtarisht kandidate në zgjedhjet presidenciale të nëntorit, kësisoj, duke e mbyllur konferencën në Çikago në një atmosferë euforie absolute.

“Unë premtoj të jem presidente e të gjithë amerikanëve,” tha zv/presidentja 59-vjeçare, duke artikulluar kështu frazën më parazite në politikë nga dikush që synon pushtet. Dhe kjo në nivel global. Në Shqipëri, i fundit që e premtoi këtë, ishte Vangjel Tavon në Himarë. Dhe po globalisht, askush që synon pushtet, pra udhëheqje, nuk premton kurrë se do qeverisë me drejtësi. Nuk e bëri këtë as Kamala.

Me një xhaketë dhe pantallona të errëta, duke u brohoritur nga mijëra delegate, ajo mbajti fjalimin e saj të shumëpritur,duke thënë se donte të përcaktonte një “rrugë të re”. ajo sulmoi vazhdimisht rivalin e saj, republikanin Donald Trump, ndërsa u zotua të “bënte” një marrëveshje në Lindjen e Mesme dhe për të luftuar kundër “tiranëve” dhe “diktatorëve”.

“Në emër të popullit, në emër të të gjithë amerikanëve, pavarësisht nga partia, raca, gjinia apo gjuha, unë e pranoj nominimin që më besoni për president të Shteteve të Bashkuara”, tha Harris duke hapur fjalimin.

Ai theksoi se ajo u drejtohet të gjithë amerikanëve, pavarësisht nga “pikëpamjet e tyre politike”.

Në fjalimin më të rëndësishëm të jetës së saj deri më sot, ish-prokurorja e qarkut kalifornian iu referua nënës së saj të ndjerë, një studiuese e kancerit të gjirit, e cila erdhi në SHBA nga India, fillimisht për të studiuar.

“Kam parë sesi njerëzit e nuk e mirëtrajtonin ndonjëherë. Por nëna ime nuk e humbi kurrë durimin. Ishte e fortë, kishte guxim”, tha kandidatja, duke shtuar se e mësoi të mos “ankohej për padrejtësinë, por të vepronte” për ta luftuar atë.

Duke u përqendruar te rivali Trump, ajo tha: “Ndryshe nga Trump, unë nuk do të bëhem kurrë mike e diktatorëve”, tha ajo, duke premtuar nga njëra anë se do të vazhdojë mbështetjen amerikane për Ukrainën dhe Izraelin dhe nga ana tjetër do të garantojë “vetëvendosjen” e palestinezëve.

Në fakt, të mbështesësh Izraelin, gjë që e kundërta s’mund të pritet prej saj, ashtu siç prej asnjë kandidati tjetër amerikan, do të thotë të ushqesh e punosh kundër çdo të drejte palestineze. Te kauza palestineze nuk ha diskutim “vetëvendosja”; atyre, pas iu është marrë toka, u merret dhe jeta, sigurisht, më mbështetje amerikane.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit