9.5 C
Pristina
Wednesday, October 9, 2024

LOJA E MADHE PËR TA NDËRRUAR HISTORINË

Më të lexuarat

Shekulli i kaluar shënoi dy ndodhi në botën islame të përafërta në kohë; e para: rrëzimi i Turqisë islamike (Perandorisë Osmane) dhe zëvendësimi i saj me Turqi laike, e dyta: rrëzimi i Iranit laik, për t’i hapur rrugën një Irani shiit (fetar) përmes revulucionit islamik të udhëhequr nga Homeini, i cili u soll me aeroplan francez nga Parisi.
As rrëzimi i Turqisë islamike dhe as ngritja e Iranit shiit nuk ndodhën me dëshirën tonë, mbajeni mend mirë këtë.
Ndalja e osmanlinjëve për t’i dhënë mundësi Iranit ta mbush zbrazëtirën e tyre.
Për njëmijë vjet, betejat e shtetit islam bëheshin kundër kryqëzatave dhe mongolëve. Në fillim të këtyre betejave, Irani luftoi kundër nesh. Mirëpo pasi triumfuam në këto beteja, Irani e humbi pozitën qendrore të nxitjes së trazirave që e kishte në botën islame, ndërsa u konsolidua sistemi islam në frymën e sunizmit, i cili i shuajti ambiciet e përhapjes së shiizmit iranian.
Rënia e Perandorisë Osmane ishte rënia e hilafetit, rënie e ehli sunetit (sunizmit), por edhe rënie e Islamit (politikisht). Ndërsa unë jam i bindur se hapja e rrugës Iranit në kohën e rënies së perandorisë osmane, nuk është e rastësishme.
Pyetja është: a e kemi kuptuar këtë realitet? Mendoj se akoma jo.
Disa nuk u mjaftuan me mosnjohjen e këtij realiteti, madje më akuzuan se po nxis urrejtje sektare, porse të jeni të sigurtë se unë nuk po bëj diç më tepër se deshifrimin e kodeve të mjeteve të historisë, për ta shpërfaqur një rrezik të madh, i cili na kanoset; shpërfaqjen e lojës së madhe që po përgatitet kundër nesh.
Dikush mund të mendojë se Irani është duke e sfiduar imperializmin, porse Irani nuk po bën diç më tepër se ndërtimin e infrastrukturës për projektet e tij, si dhe vënien e gurthemelit të konsolidimit të Israelit në rajon, në formën më të egër, që s’mund të ndalet.
Kjo lojë e madhe do të quhet betaja e Islamit kundër Islamit, e cila do të zhvillohet duke i vendosur shiitët që janë në fusnotë të Islamit, në pozitën mbizotëruese të zemrës së botës islame, më pas, shtrirja e shiitëve në rajone sunite, të cilat e bartën flamurin e ehli sunetit për mijëra vjet.
Karakteristikë e përbashkët e tërë muslimanëve (sunit) është se ata e përbëjnë boshtin kurrizor dhe vullnetin për të bër histori. Përderisa shiizmi ngritet mbi idenë e rrënimit të tërë kësaj historie. Mu për këtë, nuk gjen që, historikisht shiitët të kenë luftuar kundër jomuslimanëve, sepse betaja e tyre është kundër muslimanëve (sunitëve).
Boshti i ehli sunetit, besimit i cili mbështetet në këtë bosht, si dhe suneti profetik, i cili i hap rrugë të depërtojë ky besim në të gjitha poret e jetës, përbëjnë kalanë e pathyeshme të botës islame përballë okupimeve e komandimeve të jashtme.
Historia në të cilën po jetojmë, është e tillë që provon implementimin e mekanizmave për t’i dhënë fund këtij shpirti dhe rrënimin e këtij boshti; hap pas hapi.
A është duke e luftuar Irani imperializmin!
Historiani i njohur bashkëkohor Arnold Toynbee thotë: “Rrëzimi i Perandorisë Osmane, është rrëzim i sunitëve”.
Nëse mendon se Irani është duke luftuar kundër imperializmit, vërtetë ke rënë në grackë të keqe. Edhe pse Irani bëhet sikur po i kundërvihet imperializmit, në realitet ai është duke i hapur rrugë instalimit të tij në botën islame, sikurse imperialistët po e instalojnë botëkuptimin se të ardhmen e Islamit do ta përfaqësojë Irani dhe shiizmi.

(Shkëputje nga artikulli me titull: “Loja e madhe, beteja e Islamit kundër Islamit, stopimi i osmanlinjëve dhe vendosja e Iranit në vend të tyre” nga publicisti: Jusuf Kapllan
Nga e përditshmja: “Yeni Şafak)
Nga Hoxhe Rasim Haxha.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit