13.6 C
Pristina
Sunday, October 13, 2024

A mund të ringjallet shpirti pas vdekjes në një trup tjetër?

Më të lexuarat

Pyetja:

A mund të ringjallet shpirti pas vdekjes në një trup tjetër? Dua të kuptoj nëse ekziston besimi në ringjalljen e shpirtit në një formë tjetër ose trup të ri?

Përgjigja:

Falënderimi i takon Alahut

Kur flasim për ringjalljen sipas mësimeve tona fetare, është e rëndësishme të kemi parasysh disa pika kyçe:

  1. Ringjallja është e pashmangshme dhe nuk ka dyshim në të. Allahu thotë në Kuran: “Dhe nuk ka dyshim se kijameti do të vijë patjetër dhe se All-llahu me siguri do t’i ngjallë ata të varrezave (të vdekurit)” [Surja Haxh, 7]. Kijameti ndodh për të shkatërruar këtë botë dhe për të filluar një botë tjetër.
  2. Njerëzit do të ringjallen ashtu siç kanë qenë në këtë botë – me mendjen, trupin, zemrën dhe shqisat e tyre.
  3. Secili shpirt do të hyjë në trupin e vet. Nuk ka mundësi që shpirti i një personi të hyjë në një trup tjetër. Çdo njeri do të shpërblehet ose dënohet për punët e veta dhe me shpirtin që ka pasur në këtë botë do të shijojë kënaqësinë në xhenet ose dënimin në xhehenem.
  4. Bota tjetër është reale, nuk është iluzion apo ëndërr. Është përjetim me trup dhe shpirt, sikurse jetojmë sot, por pa problemet e kësaj bote: sëmundjet, nevojat fiziologjike, zilia, vrasjet apo hasmëritë. Xhenetlitë do t’i kenë të gjitha të mirat, ndërsa xhehnemlitë do t’i kenë të gjitha dënimet e mundshme dhe të tmerrshme në xhehenem.

Ne do të jemi me të njëjtët trupa, ndjenja, zemra dhe mendje, por në një formë më të madhe. Për shembull, nëse sot njerëzit janë deri në 2 metra, në ringjallje ata mund të jenë 10 apo 20 metra të gjatë. Kjo, në mënyrë që xhenetlitë të shijojnë më shumë të mirat dhe xhehnemlitë të ndiejnë më shumë dënimin. Për shembull, nëse sot një lukth i vogël mund të shijojë një bostan të freskët, në xhenet Allahu do t’i japë kënaqësi më të madhe përmes asaj madhësie të re, dhe kështu me çdo gjymtyrë tjetër.


Hoxhë Dr. Rasim Haxha

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit