4.8 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Kam një motër të martuar dhe ka 5 fëmijë dhe kanë gjendjen e vështirë a lejohet që t’i jepet asaj zekati?

Më të lexuarat

A lejohet dhënia e zekatit familjes së motrës së martuar dhe fëmijëve të saj?

Lejohet që zekati t`i jepet motrës së martuar, familjes ose fëmijëve të saj nëse ata janë të varfër dhe nuk ka mundësi të jetojnë pa ndihmesën e të tjerëve. Kjo për faktin se muslimanit nuk i lejohet t`ua japë zekatin njerëzve të cilëve e ka obligim t`i mbajë dhe t`u sigurojë ushqim, sikurse fëmijët, gruaja dhe prindërit. Ndërsa motra, nëse është e pamartuar ose e shkurorëzuar dhe jeton në shtëpinë e prindit, atëherë nuk lejohet t`ia japim zekatin, pasi është obligim për prindin dhe për vëllanë që të kujdesen për të. Por nëse ajo jeton me burrin dhe ka familjen e saj, atëherë obligimi për t`ia siguruar nevojat jetësore bie mbi burrin. Nëse ai është i varfër dhe nuk arrin ta bëjë këtë, lejohet që ne ta ndihmojmë atë dhe t`ia japim zekatin. Allahu e di më së miri!

Alaudin Abazi

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit