9.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Kam nevojë të di për vlerën e mehrit edhe çfarë duhet me qenë mehr?

Më të lexuarat

Pyetje:

Es -selamu alejkum! Kam nevojë të di për vlerën e mehrit edhe çfarë duhet me qenë mehr se një motër është në dilemë për të? Allahu ju shpërbleftë!

Përgjigje:

Falendërimi i takon Allahut që na ka udhëzuar në fenë e Tij Islamin Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi Profetin tonë Muhamed, mbi familjen dhe shokët e tij dhe të gjithë ata që e pasojnë atë derin në Ditën e Gjykimit.

Në fillim duhet themi se mehri është pasuri që i takon gruas dhe dhënia e saj është detyrë e burrit që tia dhurojë gruas së tij dhe nuk mund të kompesohet dhe kjo nuk ka dyshim që tregon për vlerën që i dha Islami gruas duke i dhënë asaj të drejtën në zotërimin e pasurisë së saj.

Allahu thotë në Kuran: “Dhe jepuni grave (që martoheni me to) mehrin e tyre me gjithë zemër” [Nisa:4]

Gjërat që mund të kërkohen mehër

Mehër mund të kërkohet çdo gjë materiale apo sentimentale, sepse qëllimi në dhënien e mehrit nuk është vetëm dhënia pasuri, ai është simbol e dëshirës për martesë dhe mund të jetë me pasuri (shumë parash) ashtu siç mund të jetë edhe kërkesë sentimentale, gjithnjë nëse të dy palët bien në dakord me këtë.

Dijetarët e fikhut kanë sjellur disa shembuj se çfarë mund të jetë mehër:

Mehër mund të jetë çdo gjë që mund të shitet apo të  jepet me qera.

Ashtu siç mund të jetë mehri në qepjen e një fustani, apo në ndërtimin  e një shtëpi për të jetuar së bashku, ose t’i shërbejë asaj p.sh, një muaj, apo të punojë për të në përputhje me atë që ajo kërkon, apo t’i mësojë asaj Kuran një sure të caktuar…etj.

Si dhe çdo gjë që ka vlerë të çmuar si lekët apo eurot, ari dhe argjendi, gurët e çmuar…etj, të gjitha këto lejohen që të jenë mehër me kusht që të jenë hallall.

Në hadithin e Profetit- paqja dhe bëkimi i Allahut qoftë mbi të- është përmendur se ai i tha atij që donte të martohej: “Kërko të gjesh qoftë edhe një unazë prej hekuri” me të cilin dëshmohet që mehri lejohet me çdo gjë që mund të jetë e dobishme dhe jo vetëm vlerë materiale.

Vlera e mehrit

Nuk ka kufinj të përcaktuar për vlerën e mehrit, pra nuk ka kufinj të caktuar për vlerën minimale apo maksimale të mehrit, por kjo është lënë e lirë për tu përcaktur nga secili sipas mundësisë, gjendjes financiare dhe traditës, sepse njerëzit ndryshojnë në aspektin e varfërisë dhe pasurisë dhe secili vend ka zakonet dhe traditat e tij. Kështuqë lejohet që gruaja të martohet me vlerën e një derhemi ose më pak se një derhem dhe çdo gjë që është më pak se vlera e derhemit, ashtu siç lejohet të martohet edhe më një vlerë të madhe parash, në qoftë se të dy palët bien në dakord me këtë dhe burri ka mundësi financiare.

Allahu thotë në Kuran: “…dhe ndonjërës prej tyre mund t’i keni dhënë një kintar me ar (fori me kuintalë) mehër, mos ua merrni prapë as edhe gjënë më të vogël..” [Nisa: 20]

Nuk duhet tepruar në kërkimin e vlerës së mehrit në mënyrë që të vështirësohet për burrin dhënia e saj dhe Islami na mëson se aq më i lëhtë të jetë mehri aq më e bekuar dhe e lehtë do të jetë edhe martesa e çiftit.

Lus Allahun që tua lehtësojë të gjithë të rinjve muslimanë martesën, t’i bashkojë ata në mirësi dhe tju dhurojë të martuarve muslimanë dashuri të sinqertë, respekt, besnikëri dhe harmoni shpirtërore!

Adelina Kuçana

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit