I nderuari shejh, çfarë thoni për një njeri që ka falur akshamin dhe ka harruar uljen e parë, madje as xhemati nuk e kanë përkujtuar? Përveç kësaj, ai ka menduar që e ka bërë uljen e parë, ka dhënë selam dhe askush nuk e ka përkujtuar, si rrjedhojë nuk e ka bërë sexhden e harresës. Pastaj, pasi janë larguar njerëzit, e ka pyetur muezinin: A është ulur në uljen e parë? Muezini i ka thënë: Jo, nuk ka qëndruar ulur në uljen e parë. Çfarë është gjykimi për këtë?
Në qoftë se ky njeri është ngritur pa qëndruar ulur në uljen e parë si shkak i harresës, pastaj dikush e ka përkujtuar pa kaluar shumë kohë, atëherë e bën sexhden e harresës dhe nuk ka ndonjë të keqe.
E në qoftë se ka kaluar shumë kohë, atëherë sexhdja e harresës ndaj tij nuk është obligim dhe namazi i tij është i saktë.
Shejh Ibën Uthejmin, Allahu e mëshiroftë! | el-Lika esh-Shehrij 38/35 | Përktheu: Besim Gjelaj