Pyetje:
Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë me ju te nderuar. Më duhet ndihma e juaj
do ta la duhanin për hirë të Allahut, po nuk po mundem po bëj përpjekje,
po e kot, si të veproi që të më fal Zoti për këtë betim që nuk jam përmbajtur
Si të veproi duhani mu ka ba shok në një mënyrë. Ju faleminderit.
Përgjigje:
Edhe mbi ju qoftë paqja e Allahut!
Duhani asnjëherë nuk mund të jetë shok i njeriut, pasi “mos-sinqeriteti” i duhanit është i qasshëm dhe si të tillë askush nuk do ta mbante afër, por duhani është një ves për të cilin stimulon shejtani dhe njeriu bëhet i dobët që ta mund dëshirën e shejtanit dhe pasionin e pirjes së duhanit.
Ju para dy viteve keni dalë ta mundni shejtanin dhe jeni betuar për mos ta konsumuar duhanin. Me kalimin e kohës ju është dobësuar imani dhe jeni thyer përsëri nga shejtani, i cili përkundër pendimit tënd, gjithherë të ka ndejtë mbi kokë që kur të gjen më të dobët të fiton betejën. Keni arsye të mos ndiheni e qetë, pasi si duhani, ashtu edhe shejtani të shoqëron vetëm për mëkate, kurse natën nuk të le të qetë, por të ngacmon duke të treguar se ka fituar kundër teje.
Allahu e di më së miri!
Muhamed Dërmaku