Kjo xhami është simbol i qytetit dhe një nga ndërtesat më të vjetra të tij. Ajo gjendet në qendër të Tiranës. Filloi të ndërtohej në vitin 1789 nga Molla Beu nga Petrela dhe përfundoi në vitin 1821 nga i biri i tij Haxhi Ethem Beu. Minarja e xhamisë është rreth 35m e lartë. Modeli i saj është një vepër e përkryer e traditës shqiptare në ndërtimin e faltoreve të fesë islame. Duke vlerësuar historikun dhe vlerat e saj, xhamia është shpallur nga shteti shqiptar “Monument Kulture”.
Fotoja e rrallë është bërë në vitin 1920 dhe tregon një ditë tregu të poçerisë para xhamisë.