11.4 C
Pristina
Wednesday, May 15, 2024

Kujtohet 26-vjetori i rihapjes së xhamisë së Et’hem Beut, ja si dukej para një shekulli

Më të lexuarat

Këtë të mërkurë shënohet 26-vjetori i rihapjes së xhamisë së  Et’hem Beut në Tiranë, pas mbylljes nga diktatura komuniste.

“Më 18 janar 1991, pas afro tre dekadash ndalimi të besimit në Shqipëri, në Tiranë do të rihapej xhamia e Ethem Beut, nga një grup nismëtarësh myslimanë si: Xhavit e Iljaz Alimehmeti, Ramazan Rusheku, Ibrahim Balla, Mehmet Sinella, etj.”, njofton KMSH.

KMSH thotë se rihapja e kësaj xhamie u bë me një ceremoni modeste, por që njohu një pjesëmarrje të gjerë, të cilën e dëshmojnë edhe këto fotografi të asaj kohe, të shkrepura nga Hysen Gostivari.

Në fytyrat e pjesëmarrësve lexohet qartë gëzimi për këtë ngjarje të madhe, e cila shënonte rikthimin e besimit në jetën e tyre, pas një diktature të shfrenuar dhe një regjimi të ashpër komunist, i cili u përpoq të çrrënjosë fenë dhe besimin, por që kurrë nuk ia doli mbanë. Atë të premte janari për qytetarët e Tiranës kishte zbardhur një ditë e madhe, e cila do të ringjallte shpresën për ditë më të mira”, shkruan KMSH.

Kjo xhami është simbol i qytetit dhe një nga ndërtesat më të vjetra të tij. Ajo gjendet në qendër të Tiranës. Filloi të ndërtohej në vitin 1789 nga Molla Beu nga Petrela dhe përfundoi në vitin 1821 nga i biri i tij Haxhi Ethem Beu. Minarja e xhamisë është rreth 35m e lartë. Modeli i saj është një vepër e përkryer e traditës shqiptare në ndërtimin e faltoreve të fesë islame. Duke vlerësuar historikun dhe vlerat e saj, xhamia është shpallur nga shteti shqiptar “Monument Kulture”.

Fotoja e rrallë (ajo kryesore) është bërë në vitin 1920 dhe tregon një ditë tregu të poçerisë para xhamisë.

Ndërsa fotoja në brendësi të shkrimit, tregon ditën e hapjes ku masa e madhe e njerëzve ishte mbledhur rreth saj. Kjo ishte hera e parë që sheshi “Skënderbej” mbushej me një masë kaq të madhe njerëzish në nisje te erës së demokracisë, për t’u pasuar nga dy ngjarje të tjera, vizita e Sekretarit amerikan të Shtetit, James Beker,  si dhe shembja e bustit të Enver Hoxhës.  /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit