2.3 C
Pristina
Tuesday, November 5, 2024

Ja 5 xhamitë më mbresëlënëse në Stamboll

Më të lexuarat

Qyteti më i madh në Turqi dhe një nga qytetet më të mrekullueshëm në botë, Stambolli, është një destinacion unik turistësh, me vendndodhje pikërisht në pikëtakimin e Lindjes me Perëndimin.

Me shumë atraksione unike, që nga monumentet historike, deri te Pazari i Madh, Stambolli ka diçka nga të gjitha dhe ofron diçka për të gjithë.

Për te pasionuarit e arkitekturës fetare, metropoli masiv i 15 milionë banorëve ofron rreth 3,000 xhami që ia vlejnë të eksplorohen, ku 5 prej tyre spikasin si kryeveprat e arkitekturës osmane.

Xhamia e Sulltan Ahmetit

Njohur gjithashtu si “Xhamia Blu”, për shkak të ngjyrës dominuese të ngjyrosjes së pllakave që dekorojnë ambientin e brendshëm, Xhamia e Sulltan Ahmetit është një nga mrekullitë e botës islamike. Komisionuar nga Sulltan Ahmet I, kur ai ishte vetëm 19 vjeç, kjo xhami u ndërtua midis viteve 1609 dhe 1616.

Ndërtuar mbi xhamine e famshme Aja Sofia, Xhamia e Sulltan Ahmetit është një triumf i mirëfilltë i arkitekturës.

Që nga minaretë e deri te kupolat, punë mahnitëse e pllakave qeramike e deri te mermeri mihrab, kjo xhami është një mrekulli e vërtetë.

Xhamia e Sulejmanit

Kjo mrekulli arkitekturore u projektua nga Mimar Sinan, arkitekti më i madh i historisë turke dhe konsiderohet si një nga xhamitë më mbresëlënëse në botë.

Ndërtuar në shekullin e 16, gjatë sundimit të Sulltan Sulejmanit, i cili donte një monument dinjitoz nën emrin e tij, Xhamia e Sulejmanit u frymëzua nga dizajni i Aja Sofias, që ishte ndërtuar para njëmijë vitesh.

Mbi një kodër që shikon Gadishullin e Fosforit, Xhamia e Sulejmanit ka qenë më parë qendra e një kompleksi të gjerë që përfshinte një kopsht të madh, katër medrese, muzoleume mbretërore, hamame dhe një spital. Sot shërben si një nga pikat më atraktive turistike në Stamboll.

Xhamia e Re

Yeni Cami, ose Xhamia e Re, është thuajse 400-vjeçare, por relativisht e re në raport me xhamitë e tjera të Stambollit.

Në anën jugore të Sheshit Eminönü, pranë Urës Galata, Xhamia e Re është një nga shembujt më të bukur të arkitekturës osmane në Stamboll. Xhamia e Re u komisionua nga Sulltanesha Safiye, nëna e Sulltan Mehmetit III. Da’ud Aga, një dishepull i Mimar Sinan, projektoi këtë xhami.

Pas disa dekadash, kjo ndërtesë u kompletua në sajë të bujarisë së një tjetër mbretëreshe nënë – Sulltanesha Turhan Hattice. Brendësia e xhamisë është po aq mbresëlënëse sa fasada e saj, me dekorime prej mermeri, ari dhe pllakash iznik.

Xhamia Fatih

Një nga xhamitë më të mëdha në Stamboll, Xhamia Fatih u ndërtua në nder të Sulltan Fatih Mehmet (Mehmeti i Pushtetshëm), në kodrën më të lartë të Stambollit.

Pasi cliroi Kostandinopojën në vitin 1453, Sulltani vendosi të ndërtojë një xhami ne sherbim të fesë islame, që do të tejkalonte edhe madhështinë e Aja Sofias.

Ndërtuar midis viteve 1463 dhe 1470, Xhamia Fatih ka pësuar dëme të mëdha tërmetesh. Struktura aktuale është një rikonstruksion i vitit 1771.

Xhamia është vendi ku prehet trupi i Sulltan Fatif Mehmet. Ajo është xhamia e dytë më e vizituar në Stamboll.

Xhamia Eÿup

Kjo ndërtesë e ka marrë emrin nga Eÿup El Ensari, shoku i Profetit Muhamed. Xhamia Eÿup u ndërtua jashtë mureve të qytetit, në vendin ku vdiq Eÿup.

Ndërtuar nga Mehmeti i Pushtetshëm, Xhamia Eÿup është Xhamia shume e vizituar në Stamboll.

Megjithëse nuk ka të njëjtin dizajn dhe madhësi si xhamitë e tjera, Xhamia Eÿup lë mbresa të mëdha tek ata që e vizitojnë, për shkak të lidhjes së drejtpërdrejtë me Profetin Muhamet, si dhe rëndësinë historike dhe fetare.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit