12.9 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

OKB: duhen rreth 200 milionë usd për të ndihmuar myslimanët Rohingya në Bangladesh

Më të lexuarat

Kombet e Bashkuara kanë vlerësuar se do të duhen rreth 200 milion dollarë për të ndihmuar refugjatët myslimanë Rohingya, të cilët kanë ikur nga Mianmari për në Bangladesh.

Bangladeshi dhe organizatat humanitare po bëjnë përpjekje të ndihmojnë 422 mijë Rohingya që kanë arritur atje, prej fundit të muajit gusht.

Bangladeshi tashmë po strehonte mbi 400 mijë Rohingya që ikën nga dhuna dhe persekutimi në Mianmarin me shumicë budiste.

Kombet e Bashkuara kanë bërë thirrje për ndihma financiare, por numri i refugjatëve po vazhdon të rritet.

“Tani për tani, po shqyrtojmë mundësitë”, ka thënë Robert Watkins, koordinator i Kombeve të Bashkuara në Bangladesh.

Mianmari vazhdimisht ka refuzuar akuzat për spastrim etnik ndaj pakicës myslimane Rohingya. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit