9.2 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Izraeli sulmon me gaz lotsjellës kompleksin shëndetësor në Ramallah të Palestinës

Më të lexuarat

Kaila tha se ushtarët izraelitë përgjatë dy orëve hodhën në mënyrë intensive ndaj kompleksit dhjetëra bomba të gazit lotsjellës, ku si pasojë janë prekur dhjetëra persona, përfshirë fëmijë, të sëmurë dhe personel

Dhjetëra persona janë lënduar pasi forcat izraelite hodhën gaz lotsjellës ndaj kompleksit shëndetësor në Ramallah, transmeton Anadolu.

Ministrja e Shëndetësisë e Palestinës, Mai Al-Kaila, tha se forcat izraelite sulmuan kompleksin shëndetësor të Palestinës në Ramallah, i cili në strukturën e tij ka shumë departamente mjekësore.

Kaila tha se ushtarët izraelitë përgjatë dy orëve hodhën në mënyrë intensive ndaj kompleksit dhjetëra bomba të gazit lotsjellës, ku si pasojë janë prekur dhjetëra persona, përfshirë fëmijë, të sëmurë dhe personel. Ajo u bëri thirrje organizatave të të drejtave të njeriut dhe Komitetit të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar që të kalojnë në veprim urgjent për të ndalur sulmet e Izraelit.

Ministrja palestineze e Shëndetësisë gjithashtu ftoi në rajon institucionet ndërkombëtare dhe delegacionet diplomatike për të vëzhguar sulmin e forcave izraelite ndaj kompleksit shëndetësor.

Në anën tjetër, edhe dëshmitarët janë shprehur se ushtarët izraelitë gjatë bastisjes arrestuan një numër të madh palestinezësh dhe se kanë përdorur edhe plumba të vërtetë.

Ndërkohë, autoritetet izraelite ende nuk janë prononcuar lidhur me sulmin.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit